Mourinho do sulmues patjetër, Roma i vendos ultimatum Atalanta-s për Zapata-n! Ëndrra mbetet Lukaku

Mourinho do sulmues patjetër, Roma i vendos ultimatum Atalanta-s për Zapata-n! Ëndrra mbetet Lukaku

Sulmuesi i Atalanta-s Duvan Zapata

Roma e Jose Mourinho-s prej ditësh po përpiqet të afrojë një sulmues, duke qenë se Abraham e ka të pamundur të rikthehet deri në fund të këtij vit. Edhe performanca e shkëlqyer e Belotti-t në ndeshjen e parë në kampionat nuk e ka zbehur dëshirën e ‘special 1’ për një ‘pykë’, por deri më tani po hasin shumë vështirësi për Duvan Zapata-n.

Kjo sepse Atalanta sëfundmi humbi sulmuesin El Bilal Toure të blerë nga Almeria për 34 milionë euro dhe privimi nga një tjetër sulmues do ti hapte punë Gasperinit. Megjithatë në thelb çështja po zgjatet shumë dhe në këtë mes është Roma ajo që vuan. Për këtë arsye drejtuesit i kanë vendosur ultimatum Atalanta-s për kolumbianin dhe maksimumi në dy ditët në vijim duhet të kthejnë një përgjigjje.

Ndërkohë Roma po shikon edhe alternativat. Padiskutim që ëndrra e madhe mbetet Romelu Lukaku, por për të ka disa pengesa. E para është fakti se Chelsea nuk do të humbasë në bilanc dhe kërkon të mbledhë 69 milionë euro. E dyta ka të bëjë me pagën e belgut, i cili preu në besë Interin, pasi ai ka një kontratë që i mundëson mbi 10 mln euro në sezon. Gjithsesi në këtë aspekt mund të ndihmojë vetë Chelsea dhe dekreti i rritjes në Itali.

Më e arsyeshme duhet mundësia për ta huazuar, por edhe këtu ka një pengesë, pasi UEFA nuk lejon më shumë se 7 huazime, ndërsa 6 i ka bërë deri më tani. Nëse me këtë formulë largohet edhe Lukaku atëherë shumë të rinj në skuadër nuk do ta kenë mundësinë për ta bërë diçka të tillë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja