Trajneri i ekipit të Çelsit, Hose Murinjo në prag të ndeshjes me Atletiko Madridin vlerëson kundërshtarin duke deklaruar se gjysmëfinalja nuk vendoset në 90 minuta.

“Mendoj se gjysmëfinalet nuk vendosen nga një ndeshje.

E kam ndjekur Atletikon, të luftosh për titullin e La Liga-s dhe të mbërrish në gjysmëfinalet e Championsit nuk është aspak e lehtë” th ai.

Një tjetër temë e nxehtë që u prek nga gazetarët ishte edhe çështja e portierit, Thibaut Courtois.

“Nuk flas për futbollistët e ekipeve të tjera. Vendimet e UEFA-s nuk komentohen por vetëm pranohen” përfundoi portugezi i Çelsit, Hose Murinjo.



d.b/shqiptarja.com