Ministria e Punëve të Jashtme shpreh indinjatën e saj të thellë ndaj aktit terrorist të ndodhur sot në Stokholm.
 
Ministri Bushati u shpreh “i shokuar nga sulmi në Stockholm. Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Suedinë. Ngushëllime familjeve të viktimave.
 
Shqipëria qendron me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në luftë kundër terrorizmit'
 
Ambasada e RSH-së në Stokholm po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.​
 
Nga sulmi në Suedi 3 persona humbën jetën, ndërsa 8 u plagosën.

dy.b/shqiptarja.com