MPJ Franceze: Arrestimi i Haradinaj
nuk ka dimensione politike

MPJ Franceze: Arrestimi i Haradinaj<br />nuk ka dimensione politike
“Veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”, kështu u shpreh këtë të hënë një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Francës Romain Nadal.

Ai shtoi se procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit”.

Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme dhe se procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë.

“Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, u shpreh  zëdhënësi Nadal.

Nadal tha se Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës.

Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999. /REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës