Zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në republikat popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, në Ukrainën lindore, sipas MPJ-së shqiptare janë jashtëligjshme dhe të mbajtura në kundërshtim me Kushtetutën e Ukrainës.

Nè një deklaratë për shtyp, MPJ nënvizon se këto zgjedhje u zhvilluan në kundërshtim me Kushtetutën e Ukrainës, ligjet kombëtare dhe normat ndërkombëtare. Ato cënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk përputhen me marrëveshjen e Minskut të datës 5 shtator 2014, duke kontribuar kështu në përshkallëzimin e konfliktit në lindje të Ukrainës.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se çdo zgjidhje për situatën në lindje të Ukrainës duhet të bazohet në respekt me integritetin territorial, sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare.

ATSH