TIRANE - Është kthyer fitimtare dhe me të drejtë të gjithë e pritën duke i uruar “mirëseerdhe kampione”. 

Ambra Meda është rikthyer sot në Shqipëri pas 18 muajsh jetese në Gjermani ku kishte shkuar për të mposhtur kancerin.
Kanë qënë të pafundëm njerëzit të cilët kishin mbërritur në aeroport për ta pritur atë. Mes emocioneve të para pas mbërritjes në Rinas, Ambra na ka treguar se tashmë për të ka nisur një jetë e dytë dhe do ta shfrytëzojë atë në çdo çast të jetës së saj për të që qenë sa më afër atyre që kanë të njëjtin fat si ajo por që ndoshta nuk do të kenë mundësinë që ta mposhtin kancerin.

Ndonëse ishin minutat e para të mbërritjes së saj në Rinas, Ambra nuk hezitoi asnjë çast që të falënderonte të gjithë ata të cilët e mbështetën dhe kontribuuan në shërimin e saj, ku falënderime të veçanta përcolli për dy vëllezërit Keta, boksierët që dhanë kontributin më të madh për të në Gjermani.

Tashmë Ambra është shëruar totalisht dhe në intervistën për A1report na ka treguar se ajo do të vazhdojë luftën kundër kancerit por tashmë jo më për veten e saj por për të tjerët që të mund të shërohen.

“Kam plane që ta vazhdoj edhe më tej luftën time. Ndoshta nëpërmjet krijimit të një shoqate ose të një plani tjetër që kam ku dua ta shkruaj historinë time në një libër”.  Kështu Thotë Ambra teksa gjatë të gjithë kohës ka njerëz të afërm të cilët e nuk e lënë për asnjë çast vetëm. 

ambra
Fotogaleri/ Rikthehet Ambra Meda

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)