MPPT jep situatën e rrugëve
problem veriu e verilindja

MPPT jep situatën e rrugëve<br />problem veriu e verilindja
Ministria e Puneve Publike dhe Transportit njofton për situatën e rrugëve në të gjithë vendin. Problematikë mbetet veriu dhe verilindja e vendit ku po punohet për pastrimin e askeve rrugore. Disa akse tashmë janë të kalueshme dhe me zinxhirë.  
 
Rrethi Peshkopi
Rr.Ura e Topojanit – Peshkopi (Qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë deri në Maqellarë, në vazhdim me dy kalime me vështirësi me zinxhirë deri në Peshkopi)
Rr.Maqellarë – Bllatë (E kalueshme me zinxhirë, me dy kalime
Rr.Peshkopi-Muhur- Qafë Draj- Deri në Zall-Dardhë me një kalim me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar.)

Rrethi Bulqizë
Rr.Qafë Bualli - Ura e Topojanit (me një kalim me zinxhirë)
Rr.Bulqizë (U.Cerenecit) – Steblevë (E bllokuar, po punohet kanë arritur deri në Ziçisht me zinxhirë.)
Rr.Qafë Bualli - Krastë (Me një kalim me zinxhirë.)
Rrethi Matit
Rr.Skuraj - Burrel - Qafë Bualli (Deri në Qafë të Buallit, pa zinxhirë, pjesa në vazhdim me zinxhirë.)
Rr.K/Rrugë Kombëtare – Ulëz (Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, pa probleme)

Rrethi Vlorë
Rr.Vlorë – Borsh (Në Qafën e Llogarasë rruga e kalueshme me zinxhirë.)


Rrethi Gjirokastër
Rr.K/Jorgucat – Muzinë (qarkullimi me zinxhirë)

Rrethi Korçë
Rr.Libonik - Lozhanë – Grabovë (deri në Lozhan pjesërisht me zinxhirë pjesa në vazhdim pa probleme.)
Rr.K/Boboshticë – Dardhë (nga km (4 - 13) me zinxhirë nga km (13 - 14) i bllokuar.)
Rr.K/Zëmblak - Goricë – Doganë (me përjashtim të Qafës së Zvezdës (2 km) qarkullim me zinxhirë, pjesa tjetër pa zinxhirë.)
Rr.Korçë – Voskopojë (deri në Gjenomadh pa zinxhirë, pjesa tjetër me zinxhirë (8 km) me një kalim me xhepa ndërrimi)
Rrethi Pogradecit S'ka probleme

Rrethi Kolonjë
Rr. Qafë Qarri - Ersekë – Leskovik (Qarkullohet me zinxhirë vetëm 5 km në Qafë Qarri dhe në një seg. në Gërmenj 6 km, pjesa tjetër pa probleme.)

Rrethi Kukës
Rr.Kukës - Qafë Shllak (Deri në ShënMëri është hapur qarkullimi me zinxhirë, po punohet për hapjen e rrugës drejt Qafë Shllak.)
Rr.Kukës - Krumë (qarkullimi me zinxhirë.)
Rr.Kukës - Draj Reç (Peshkopi) (deri në K/Domaj është hapur, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar po punohet për hapjen e rrugës.)
Rr.Kukës – Shishtavec (deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar. Trashësia e borës 2.2 m.)


Rrethi Has
Rr.Krumë - Qafë Prush (qarkullimi me zinxhirë)
Rr.Kam – Krumë (qarkullimi me zinxhirë)

Rrethi Tropojë
Rr.B.Curri - Kam (e bllokuar në Qafë Luzhë, po punohet për hapjen e rrugës.)
Rr.B.Curri - Fierzë (e kalueshme me zinxhirë.)
Rr.B.Curri - Sopot - Qafë Morinë (e kalueshme lirisht me zinxhirë)
Dalje Tuneli Kalimash - dogana Morinë (e kalueshme pjesërisht me zinxhirë (80 % pa zinxhirë dhe 20 % me zinxhirë)
Rrethi Shkodër
Rr.D/Laç - Koman (qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë.)
Rr.Ura e Bunës - Shirokë (e kalueshme me nje korsi pasi punohet per Ujësjellës kanalizimet pa zinxhirë)

Rrethi Malësi e Madhe
Rr.K/Shkodër - Hani Hotit (Aksi në ndërtim, e kalueshme pa zinxhirë)
Rr.K/Dedaj – Razëm (e kalueshme me zinxhirë.)
Rr.K/Koplik – Bogë (e kalueshme me zinxhirë.)
Rrethi Pukë
Rr.Q/Qelë – Pukë (Rruga e kalueshme me zinxhirë.)
Pukë - F.Arrëz - Qafë Mali (Pukë deri në Komunën Rrape e bllokuar (punohet me nje fadromë dhe një traktor me zinxhirë), pjesa deri në Fushë Arrëz qarkullimi me zinxhirë, pastaj deri tek klubi "Bora" + 2 km e hapur me zinxhirë po punohet për hapjen e pjesës tjetër.)
Rr.Qafë Mali - Qafë Shllak (Rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.)
Rr. Qafë Mali – Fierzë (Rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.)
Rr.K/Hadroj - Q.Bene (E kalueshme me zinxhirë.)
Rrethi Lezhë
Rr.Laç – Skurraj (pa probleme)
K/Milot - Hyrje Tuneli Thirrë (Milot - Rrëshen qarkullimi pa zinxhirë, Rrëshen - Kalimash pjesërisht me zinxhirë.)

Rrethi Elbasan
Rr.Elbasan - Kaçolitë (Krrabë) (Qarkullimi nga km 29 për në Elbasan kryhet pa zinxhirë. )
Fushë Labinot - Monument Bizë (Rruga e kalueshme deri në Fushë Reps, pjesa tjetër deri në Kollogjesh e bllokuar, po punohet per hapjen e rrugës.)
Rrethi Librazhd
Rr.Xibrakë - Qafë Thanë (pa probleme)
Rr.Librazhd - Steblevë (E gjithë rruga është hapur deri në Fushë Studë, pjesa deri në Steblevë e bllokuar, po punohet.)
Rrethi Gramsh (S'ka probleme)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të