Një djalë 16 vjeçarë, i djegur në fytyrë, tani shpreson që kirurgjia me të të bëjë një mrekulli. Kjo do ta ndihmonte atë të shihte ‘bukurinë’ e të dashurës së tij.

Zaid Garcia, 16 vjeç, i cili mbijetoi mrekullisht teksa 80 përqind e trupit të tij u dogj kur ai ishte vetëm dy vjeç, tani shpreson të rishohë botën.

Garcia jetonte në Meksikë, në familjen e tij të vogël kur nga një qiri I harruar ndezur, shtëpia e tij u përfshi nga flakët, ndërsa ai flinte.

Flakët e lanë atë me lëndime të tilla traumatike që ai i është nënshtruar dhjetëra operacioneve - përfshirë amputimet e të dy duarve.

Por tani, adoleshenti tha se ai mbetet me shpresë se procedurat për të riformuar fyryrën e tij  e tij do ta lejojnë atë të shohë miqtë dhe familjen e tij.

Tani ai po mbledh para për të paguar serinë e shtrenjtë të operacioneve për të hequr shtresën e lëkurës që i mbulon sytë dhe të rindërtojë qepallat.

Zaid shkroi në faqen e tij GoFundMe: Unë po e ndaj historinë time për të frymëzuar njerëzit dhe t'u tregoj atyre se mrekullitë ekzistojnë.

Zaid ka luftuar shumë që njerëzit ta pranojnë në shoqërinë e tyre. Ai prej refuzimit tentoi edhe vetëvrasjen por nëna e tij Otaida Carillo e ka ndihmuar atë të kapërcejë ankthin përmes këndimit, poezisë dhe vizatimit.