'Mrekullitë me raste ndodhin', Reja para përballjes me Anglinë! Cikalleshi: Luajmë me mbrojtësit më të mirë në botë

Kombëtarja luan sonte shansin e fundit për të shkuar në Botëror, por kundër Anglisë në ‘Wembley’ në orën 20:45 i duhet një mrekulli, pasi nuk mund të konsiderohet ndryshe 3 pikëshi kundër ‘Tre Luanëve’. Trajneri Reja pritet të bëjë ndryshim në portë me Strakoshën që është në avantazh ndaj kapitenit Berisha. Siç dihet me skemën 3-5-2 në mbrojtje do pozicionohen Ismajli, Kumbulla dhe Veseli, ndërsa krahët mbyllen nga Hysaj dhe Trashi.

Në mesfushë Gjasula, Bare, të cilët do mbështeten nga Bajrami, ndërsa në sulm Cikalleshi do mbështet nga Uzuni. Në prag të sfidës trajner Reja dhe ‘bomberi’ Cikalleshi janë shprehur:

Edy Reja, trajner i Shqipërisë: “Të gjitha ndeshjet nisen për t’u fituar. Sigurisht Anglia është një skuadër me vlera të mëdha, nga pikëpamja individuale dhe kolektive, por shpresoj të përsëris Mancinin dhe Kapelon. E di që do jetë e vështirë, por mrekullitë me raste ndodhin.”

Sokol Cikalleshi, futbollist i Kombëtares: “Si sulmues shpresoj të gjej rrugën e rrjetës, përballë do të kem mbrojtësit më të mirë në botë por ky është futbollit dhe uroj të shënoj ekipi në fillim, ndërsa goli që do të shënoj shpresoj të ketë vlerë kjo është pozitive dhe na ndihmon neve të arrijmë atë çka duam.”

Për ndeshjen e mbrëmjes së sotme janë shitur 90 mijë biletat e stadiumit ‘Ëembley’, ndërsa mbi 10 mijë pritet të jenë shqiptarë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin