Turistët e huaj dhe vendas, që zgjedhin të udhëtojnë drejt bregdetit të Sarandës për të kaluar pushimet, nuk do mundeshin kurrsesi të neglizhonin një ndalesë në Syrin e Kaltër vetëm 22 km larg detit.
Ndërsa zbret rrugën gjarpëroshe dhe lë pas Qafën e Muzinës, mes fshatrave Bistricë dhe Muzinë shtrihet Parku Natyror i Syrit të Kaltër, mes gjelbërimit dhe bimësise së shumëllojshme në shpatin perëndimor të malit të Gjerë, nga ku buron edhe uji i Syrit të Kaltër.
Rruga që përshkohet nga gjelbërimi dhe freskia zhgënjen në infrastrukturë, ku asfalti mungon dhe pluhuri zbeh bukurinë që ofron natyra. Pavarësisht ankesave të herë pas hershme, ende nuk është bërë asgjë për sistemimin e këtij segmenti vetëm 3 km të gjatë.
"Ka shumë vizitorë, ka një natyrë të mrekullueshme, është një vend shumë i bukur për t’u vizituar. Kam qenë dhe dikur, por tani është bërë më mirë. Por ta rregullonin këtë copën e rrugës do të ishte edhe më mirë si dhe të lejonin edhe peshkimin sepse e mbajnë vetëm për vete. Syri i kaltër është syri i kaltër. Gjë më të bukur nuk ka, por rruga është shumë e keqe. Turistët tmerrohen, shokohen kur shohin rrugën në këtë gjendje", tha një turist.
Mbërritja në vendburimin e Syrit të Kaltër ka lënë pa fjalë çdo vizitor dhe turist. Kjo video në thellësi të Syrit të Kaltër tregon mrekullitë nënujore. Nga syri ngjyrë të kaltër që në thellësinë prej 45 metrash, toka errësohet e nga ku gurgullon ujë i kristaltë dhe i ftohtë, ai është një ndër 18 burimet që shpërthejnë në malin e gjerë dhe është monument kulture në vendin tonë. Syri i Kaltërt dhe gjithçka rreth tij ngjan me një tempull natyror që i kushtohet misterit të jetës dhe si e tillë ajo kërkon më shumë vëmendje për tu ruajtur.
Pavarësisht se gjatë këtij viti fluksi turistik drejt Sarandës ka qenë në rritje, numri i i turistëve në Syrin e Kaltër ka qenë më i pakët në krahasim me vitin e kaluar me një numër prej 800 ose 900 vizitorësh në ditë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 08:36
PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?
-
E drejtë
55.2%
-
E gabuar
39.1%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 2152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Midhja e Butrintit po ngordh”, kultivuesit në protestë! Derdhin kovën me midhje në mbledhjen e këshillin bashkiak (VIDEO)
1 Mars, 15:10
-
Vlorë/ Një në kërkim, tjetri në pranga, kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutët e marketeve
1 Mars, 10:55
-
ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen me 40% të pagës
28 Shkurt, 15:51
-
Sarandë/ Shfrytëzonin një 16-vjeçare për prostitucion në lokalet e marra me qira, gjykata lë në burg 2 gratë
26 Shkurt, 16:42
-
Dhuna ndaj Arben Çipës në Sarandë, reagon Unioni Turistik: Autori s’mori ndëshkimin e merituar, ILD të verifikojë vendimin e gjykatës së Sarandës
25 Shkurt, 19:41
-
Dy punëtorët vjedhin karburantin në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohen! 36-vjeçari furnizon makinën në Sarandë dhe arratiset, shpallet në kërkim (VIDEO)
24 Shkurt, 15:20
-
Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen 2 gratë! Aktiviteti në dy lokale me qira, tetë javë hetime! Sekuestrohen edhe pará (VIDEO)
24 Shkurt, 11:36
-
Sarandë/ Dhunoi kryetarin e Shoqatës së Operatorëve Turistikë Arben Çipën, gjykata liron njërin prej autorëve! Cilëson të paligjshëm arrestimin e tij, i cakton masën arrest në shtëpi
23 Shkurt, 15:50
-
U dhunua nga 2 persona, kreu i Operatorëve Turistik të Sarandës për Report Tv: Më zunë pritë, Prokuroria të merret me këtë çështje
23 Shkurt, 14:50
-
Dhunohet kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës, rëndë në spital! Në pranga një prej autorëve, në kërkim nipi! Shkak sherri për ndërtimin e një linje elektrike! Rrëfimi me VIDEO
22 Shkurt, 13:17
-
Sarandë/ Protestë kundër ndërtimit të resortit turistik! Investimi strategjik te plazhi i ‘Pasqyrave’ me leje të KKRRT, banorët: Do na shemben banesat, duam certifikatë pronësie
19 Shkurt, 15:22
-
Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Sarandës, hiqet sekuestro për pallatin 7-katësh! Biznesmeni i dënuar me 2 vite burg për ndërtim pa leje
18 Shkurt, 19:18