Mbreti Charles III publikon kartolinën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Mbreti Charles III publikon kartolinën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Mbreti Charles III dhe Camilla

Pallati Buckingham ka nxjerrë kartolinën e parë mbretërore të Krishtlindjeve të mbretërimit të Charles III. Të dielën në mbrëmje, mbreti publikoi kartolinën e urimit për krishtlindjet dhe vitin e ri. Në kartolinë shfaqet mbreti, i veshur me një kostum ngjyrë bezhë dhe me një kravatë ngjyrë jeshile dhe me detaje të kuqe, e cila ishte e kombinueshme me veshjen e bashkëshortes së tij, Camilla që kishte veshur një kostum jeshil dhe një fjongo të kuqe.

E zgjedhur nga Mbreti dhe Camilla, Queen Consort, fotografia është bërë nga Sam Hussein në Lojërat Braemar në Skoci më 3 shtator, pesë ditë para se të vdiste Mbretëresha Elizabeth II dhe kur Charles ishte ende Princi i Uellsit. Mbretëresha nuk mori pjesë në Lojërat Braemar këtë vit. Monarku më jetëgjatë i Britanisë vdiq më 8 shtator, në moshën 96-vjeçare, pas 70 vitesh në fron.

Kjo Krishtlindje do të jetë e para për familjen mbretërore pa Mbretëreshën, e cila zakonisht e kalonte periudhën e pushimeve në Sandringham, prona e saj në fshatin Norfolk rurale rreth 100 milje në veri të Londrës.

Kanë qenë disa javë të trazuara për monarkinë pasi Princi Harry dhe Meghan, kritikuan familjen mbretërore në pjesën e parë të një serie dokumentarësh të Netflix të publikuar të enjten. Madje Maghan tha thënë se është ndjerë e paragjykuar për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe profesionit të saj si aktore. 

Ai dokumentar pasoi pas akuzave serioze për racizëm brenda mureve të pallatit. Në dokumentar, komentohet familja mbretërore dhe jeta brenda mureve të pallatit mbretëtor.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut