MSH: 19 raste me grip
derri, merren masat
-Ministria e Shëndetësisë konfirmon se 19 raste janë identifikuar nga laboratori i virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik me virusin AH1, ndërkohë që nga 337 mostra të dyshuara me grip sezonal, në 46 prej tyre është izoluar grip.
TIRANE-Ministria e Shëndetësisë konfirmon se 19 raste janë identifikuar nga laboratori i virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik me virusin AH1, ndërkohë që nga 337 mostra të dyshuara me grip sezonal, në 46 prej tyre është izoluar grip. Për këtë arsye, sistemi shëndetësor vendoset në gjendje gatishmërie për të përballuar situatën gripale në vend. Sipas të dhënave të survejancës të sistemit ALERT rezulton se numri i përgjithshëm i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, ka patur një trend në rritje gjatë dy javëve të fundit të shkurtit, ndërkohë që numri i rasteve është shtuar me 5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duke filluar nga muaji Tetor 2013 e deri dje janë raportuar 124 raste me sindromë të rëndë respiratore, prej të cilëve, vetëm 8 rezultojnë pozitivë për virusin e gripit. Nisur nga kjo situatë paraditen e kësaj të mërkure në Ministrinë e Shëndetësisë është mbledhur komiteti AD /HOC për përgjigjen ndaj gripit. Komiteti konstatoi se Shqipëria nuk bën përjashtim nga situata e përgjithshme në Evropë, në Itali dhe në Greqi, ku bashkë qarkullojnë virusi sezonal i gripit dhe virusi pandemik i gripit.
Ndërkohë që në Greqi, raportohet një qarkullim i shtuar me intensitet të lartë gripi. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar gatishmëri të plotë të shërbimeve të laboratorëve dhe reanimacionit, si dhe marrjen masave për shpërndarjen në sasi të mjaftueshme të barit antiviral Tamiflu nga Instituti i Shëndetit Publik në spitalet universitarë dhe rajonalë.
Gjithashtu, Beqaj vlerësoi riaktivizimin e mekanizmit të koordinimit të rasteve me sëmundje të rëndë respiratore akute (SRRA) në mënyrë që pacientët të marrin kujdesin intensiv të menjëhershëm, në kohën e duhur nën koordinimin e shërbimeve përkatëse universitare në QSUT në bashkëpunim me spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Ndërkaq komiteti ka udhëzuar informimin në vijimësi të publikut për masat parandaluese dhe mbrojtëse ndaj gripit sezonal, veçanërisht: të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit
12 Janar, 14:41
-
Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura
12 Janar, 14:35
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit
12 Janar, 14:01
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra
12 Janar, 13:41
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit
12 Janar, 13:08
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)
12 Janar, 12:57