MTTP: Situata e rrugëve
për ditën e sotme

MTTP: Situata e rrugëve <br />për ditën e sotme
Ministria e Transportit dhe Punëve Publike ka dhënë një informacion të fundit të detajuar për gjendjen e rrugëve nacionale në të gjithë vendin. Zyrtarët e ministrisë kanë deklaruar edhe qarqet në të cilat rrugët janë të bllokuara dhe se ku ekziston më shumë problem.

Situata në orën 19:00
1. D.R.Rr. Berat: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

2. D.R.Rr. Dibër: Ka rreshje të shumta bore, por era ka pushuar. Situata pothuajse nuk ka ndryshuar . Aksi kryesor Ura e Skurajt-Q.Bualli qarkullohet pa zinxhirë.

Q. Bulli-Peshkopi, Qafë Bualli-Krastë qarkullohet me zinxhirë. Peshkopi-Muhur –Arras qarkullohet me shume veshtiresi me zinxhirë. Nga Komuna Arras – Qafë Draj rruga është e bllokuar,po punohet për hapjen e saj. Aksi rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë në seg. Ura e Cerenecit- Ostren i Vogël është i kalueshëm me zinxhirë me shumë vështirësi, seg. Ostren i Vogël-Stëblevë është i bllokuar pasi trashesia e borës ka kaluar 2m. Po punohet për mbajtjen e situatës nën kontroll.

3. D.R.Rr. Durrës: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

4. D.R.Rr. Elbasan: Ka intensitet te rreshjeve te bores ne pothuajse te gjithe kete qark. Aksi kryesor Q.Krrabë (Km 29)-Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë është i kalueshëm pa probleme. Aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë është hapur deri në Kollogjesh seg. në vazhdim është i bllokuar. Po punohet për t’a rihapur, pasi gjatë natës ka patur stuhi bore. Aksi Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë deri në Lunik, seg. Lunik deri në Stëblevë është hapur disa herë por bllokohet për shkak të borës tek pjesa e sapohapur. Po punohet intensivisht, por me veshteresi.

5. D.R.Rr. Fier: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve

6. D.R.Rr. Gjirokastër: Vazhdojne rreshje te dendura shiu, por akset Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, Përmet-Çarshovë, Jorgucat-Q.Muzinë qarkullohen pa probleme.

7. D.R.Rr. Korçë: Vazhdojnë rreshje të shumta bore, por puna për përmirësimin e situatës nuk është ndërprerë në asnjë çast. Në aksin kryesor Q.Thanë-Q.Plloçë-Korçë-Kapshticë situata është normalizuar, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Aksi Korçë-Liqenas është hapur, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Korçë-Q.Qarri-Ersekë-Leskovik, Korçë-Voskopojë qarkullohen me zinxhirë. Rruga e Dardhës vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e stuhisë së erës.

8. D.R.Rr. Kukës: Në të gjithë qarkun vazhdojnë rreshjet e borës me intensitet te larte. Në të gjithë akset qarkullohet vetëm me zinxhirë. Në autostradën dalje Tuneli-F.Dukagjin-Morinë qarkullohet me zinxhirë.(trash.borës deri 2.0m). Në aksin Kukës – Draj Reç deri në Kolosjan qarkullohet me zinxhirë, seg. në vazhdim është i bllokuar. Në akset Kukës – Krumë, Plepa – Skatinë qarkullohet me vështirësi me zinxhirë. Në aksin B.Curri- Ura Fierzë gjithashtu me vëshirësi me zinxhirë( duhet shumë kujdes pasi herë pas here ka rënie ortekësh).

Në akset e mëposhtëm qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë: Krumë-Plepa, Plepa-Qafë Prush – Doganë, Qafë Mejdan – Tropojë e vjetër, Sopot – Qafë Morinë dhe Sopot – Ura e Bujanit. K/Domaj-Bushtricë është e bllokuar( nuk është në inventarin e D.P.Rr. por të Qarkut. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e situatës.

Akse të bllokuar: Kukës- Qafë Shllak, B.Curri – Sopot, B.Curi – Valbonë, Kryqëzim Domaj – Bushtricë, Kukës – Shishtavec ( prezencë ortekësh) Sopot – Skatinë.

9. D.R.Rr. Lezhë: Në autostradën Milot-Rrëshen-Hyrje e Tunelit, nga Rrësheni – Hyrje Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë. Aksi Rrëshen – Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.

10. D.R.Rr. Shkodër: Për momentin Shkodër dhe Malësinë e madhe rreshjet kanë pushuar. Aksi Ura e Kirit-Qafë Laç-Q.Qelë qarkullohet me zinxhirë. Qafa Laç – Koman me zinxhirë.

Malësi e Madhe: Aksi Dedaj-Razëm dhe Koplik-Bogë qarkullohen me zinxhirë.

Në rrethin e Pukës: Është ulur intensiteti i rreshjeve të borës. Aksi Q.Qelë-Pukë qarkullohet me zinxhirë deri tek Luf(ne kete zone eshte e bllokuar), .Aksi Pukë – F.Arrëz i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.( trash. e borës së re deri 70cm.) Fushë Arrëz-Q.Mali deri tek Gropat e bitumit, qarkullohet me zinxhirë me tej i bllokuar. Q.Mali-Q.Shllak është i bllokuar. Po punohet ne seg.Lajthize-Q.Shllak që të bashkohet me Kukësin. Aksi Q.Mali-Fierzë, është i bllokuar. Punohet intensivisht për përmirësimin e situatës. Kryqëzim Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.(trash.e borës së re 60cm)

11. D.R.Rr. Tiranë: Në aksin Tiranë-Q.Krrabë (Km. 29) qarkullohet pa probleme. Në seg. Trau Dajt-Vilat Qeveritare-Q.Mollë – Shën Mëri rekomandohen zinxhirët.

12. D.R.Rr. Vlorë: Vazhdojnë reshje bore, por puna për mbajtjen e situatës nën kontroll nuk është ndërprerë për asnjë moment. Qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë. Edhe në Qafë Muzinë dhe Qafë Llogara nuk ka probleme për qarkullimin.
Rruga Milot – Kalimash: Vazhdojnë rreshjet e borës të shoqëruara me erë të fortë. Në aksin Milot -Rrëshen-Hyrje Tuneli – Dalje Tuneli – Fushë Dukagjin, nga Rrësheni deri në Fushë Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi me zinxhirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024