MTV EMA, një spektakël elekrizues
triumfon Justin Biber dhe Lady GagaShqiptarja Bebe Rexha ylli i mbrëmjes

MTV EMA, një spektakël elekrizues<br />triumfon Justin Biber dhe Lady GagaShqiptarja Bebe Rexha ylli i mbrëmjes
Një ceremoni për të mos u harruar ishte MTV(Europe Music Awards), i mbajtur mbrëmjen e kaluar në Roterdam të Holandës.

Me prezantuese të këtij show këngëtaren shqiptare Bebe Rexha kjo shfaqe nuk mund të mos ishte e mrekullueshme.

Bebe dukej mahnitëse në çdo dalje të saj në skenë, ku ndryshoi plot 15 herë veshjet  e saj.

Ceremonisë i dha start Bruno Mars me këngën e tij ''24K Magic''. 

Por gjithashtu ylli i kësaj mbrëmje ka qenë Justin Biber i cili ka fituar 2 çmime.

Këngëtari kanadez, i cili nuk ishte i pranishëm në Holandë, mundi këngëtaren britanike Adele, me këngën e tij ‘’Sorry’’. Ai fitoi çmimin ‘’best song’’ dhe çmimin e publikut, të cilin ka 3 vite me radhë që e fiton vetëm ai.

Ceremonia e mbajtur në Roterdam të Holandës nderoi edhe Prince me trofeun vjollcë. 57-vjeçari, u nda nga jeta në prill të këtij viti në shtëpinë e tij në Minesota.

Në mbrëmjën e magjishme në Holandë u nderua gjithashtu me çmim, edhe Shwan Mendes i cili fitoi çmimin ‘’best male’’.

Këngëtarja Lady Laga edhe pse nuk ishte e pranishme në ceremoni, fitoi çmimin ‘’best female’’ dhe ‘’best look’’.

Britanikja Adele ka dalë duart bosh nga kjo ceremoni edhe ishte pse nominuar për tre çmime.

Gjithashtu Beyonce ishte e dominuar në 5 kategori por nuk arriti të fitojë asnjë çmim. Ajo u mund nga The weekend për videon më të mirë. 

Drake fitoi çmimin ‘’best hip-hop’’, ndërsa Green Day mori çmimin global për kontributin e tyre në muzikë.

2 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, shfaqja u mbyll me performancën e Green Day. 


(Performanca e Bebe Rexhës)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë