Pasi mori çmimin për videon më të mirë Hip-Hop, këngëtarja Nicki Minaj nuk ka kursyer ofendimet për kolegen e saj 22-vjeçaren Miley Cyrus.
“Tani është momenti të kthehemi tek kjo kur**, e cila kashumë gjëra për të thënë për mua madje disa opinione të saj i ka shprehur disa ditë më parë për media”,-tha Minaj në skenë.
Megjithatë Cyrus i është kundërpërgjigjur duke theksuar se në media intervistat e ndryshme edhe mund të manipulohen. Disa kohë më parë në media ka qarkulluar lajmi se Cyrus ka ofenduar Minaj duke e cilësuar arrogante dhe të paedukuar.