'Mua nuk ma hidhni dot', Rodgers: Si nuk u ndëshkua me karton të kuq?!

'Mua nuk ma hidhni dot', Rodgers: Si nuk u ndëshkua me karton të kuq?!

Momenti i diskutuar dhe Rodgers

Manchester United fitoi dje 3-0 me Leicester City për javën e 24-t në Premier League. Dueli u komentua edhe nga Brendan Rodgers, trajneri i miqve. Rodgers duket i pakënaqur me arbitrimin. Tekniku i “Dhelprave” protestoi për një karton të kuq të padhënë ndaj Marcel Sabitzer, me mesfushorin që ndërhyri ashpër ndaj Faes në kohën kur ndeshja ishte 1-0.

“Nuk e kuptoj pse në atë moment gjyqtari nuk e ndëshkoi Sabitzer me karton të kuq. Prej disa javësh shoh që në Premier League gjyqtarët po gabojnë dhe po gabojnë rëndë. Dikush më tha se ishte thjesht një gabim, por mua nuk ma hedhin dot, nuk e besoj atë version. Takat janë në gjurin e Faes, nuk e kuptoj”, u shpreh Rodgers pas ndeshjes.

Leicester vuan këtë sezon në fundin e klasifikimit, teksa me 24 pikë mban vendin e 14-të, vetëm tre pikë nga zona e ftohtë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj