
Nesër besimtarët myslimanë startojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit, muaj i cili kalit devotshmërinë njerëzore dhe sjell më shumë falje dhe bashkëpunim. Në ndër të këtij muaji të shenjtë, Bashkia e Tiranës ka vendosur pranë çdo xhamie e medreseje urimet e qytetit.
Teksa ka postuar fotot nga urimet që kanë zbukuruar kryeqytetin, kryebashkiaku Erion Veliaj siguron se i gjithë stafi i Bashkisë së Tiranës do të mobilizohet për iftarët në qendrat sociale.
“Punëtorët e Bashkisë së Tiranës duke vendosur pranë çdo xhamie e medreseje urimet e qytetit tonë për muajin e Ramazanit! Ky është një muaj për më shumë bamirësi e solidaritet ndër ne. I gjithë stafi ynë do të mobilizohet për iftarët në qendrat sociale në këto ditë të shenjta”, shkruan Veliaj në twitter!
Lajmi kryesor:
Sot Ramazani, kreu i KMSH-së: Ktheni vëmendjen te familja! Ruçi mesazh politikës









