Muaji i Ramazanit, Veliaj shtron iftar për besimtarët: Të punojmë çdo ditë për bashkimin

Muaji i Ramazanit, Veliaj shtron iftar për besimtarët: Të punojmë çdo ditë për bashkimin

Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi një darkë iftari për besimtarë myslimanë, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomat, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Veliaj tha se ky muaj është një kujtesë se sa i rëndësishëm është bashkimi.

“Siç thotë Kurani, edhe Profeti Muhamed, bashkimi është mëshirë, kurse përçarja dënim për njeriun. Sot jemi të bashkuar dhe ndoshta më të bashkuar se kurrë, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ndaj, akoma më shumë duhet të jemi mirënjohës për mëshirën që ka fituar mbi dënimin. Dy milionë shqiptarëve iu mohua e drejta për të besuar dhe për ta shpallur besimin e tyre. Kërcënoheshin dikur ata që guxonin të mbanin Ramazan, një gjë që ne sot e konsiderojmë aq të mirëqenë, por deri dje kaq të pamundur. Ja tek jemi sot, në një kohë krejt tjetër, kur e kemi larguar një të keqe të madhe me një të mirë të madhe. Kemi larguar një regjim për një jetë në demokraci, një jetë në liri. Jemi bashkë, duke e dëshmuar pikërisht praninë e së mirës dhe pastrimin nga e keqja”, tha Veliaj. 

Ai apeloi për më shumë solidaritet mes njëri-tjetrit dhe theksoi se tërmeti dhe pandemia na mësuan rëndësinë për të qenë bashkë.

“Për një kohë të gjatë, teksa si kryetar i këtij qyteti fantastik ia kisha aq shumë nevojën bashkimit të madh të qytetit tonë, vura re qytetarët që përpiqeshin të bënin përpara nga pengesa të mëdha dhe tejet serioze, të cilat na e vështirësonin ecjen dhe progresin. Sot jemi të bashkuar në një darkë, ku bashkimi na identifikon edhe jashtë sallave të iftarëve, edhe jashtë sallave ku shtrohen darkat ceremoniale. Çfarë do të kishim bërë ne në këtë qytet nëse nuk do ishim bashkë? Çfarë do të kishte ndodhur me të prekurit nga tërmeti, po të mos kishte ekzistuar solidariteti mes nesh? Çfarë do të ndodhte me shkollat që duheshin bërë nga e para, teksa nxënësit nuk kishin ku të bashkoheshin për të dëgjuar mësuesin? Çfarë do të kishim bërë në kulmin e pandemisë, nëse nuk do të na hapeshin sytë nga solidariteti i jashtëzakonshëm i bluzave të bardha?”, theksoi ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se Tirana ka zgjedhur të jetë bashkë edhe për të mbështetur të larguarit nga lufta në Ukrainë. Ai shtoi se liria dhe bashkimi nuk duhen marrë kurrë si të mirëqena, por duhet punuar çdo ditë për t’i ruajtur ato.

“Si mund të ndiheshim në paqe më veten, edhe me Zotin, nëse nuk do kishim dëshmuar solidaritet kundër të keqes së madhe, që ka zbritur jo shumë larg nga ne, në Ukrainë? Po a është 1200 km prej këtu, arsye për ta konsideruar të largët një nevojë për solidaritet? Ne kemi zgjedhur të jemi bashkë edhe me ata që po strehojmë këto ditë, edhe me viktimat e luftës dhe të ofrojmë çdo mbështetje, ashtu siç ne na u dha mbështetje edhe gjatë tërmetit, edhe gjatë pandemisë. Ne, në këtë qytet, e kemi lënë të shkuarën pas, kemi lënë përçarjen pas, dhe i kemi futur në një muze që të mos i harrojmë, por kurrsesi mos e marrim për të mirëqenë lirinë dhe bashkimin që kemi sot. Besimi dhe feja ekziston kudo në këtë shoqëri edhe për të mësuar njeriun si ta kalojë të keqen”, nënvizoi Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari