Muaji maj, rritet numri i shqiptarëve të larguar nga vendi

Muaji maj, rritet numri i shqiptarëve të larguar nga vendi

Rritet numri i shqiptarëve që dalin nga territori shqiptar, ndërkaq në rritje është edhe hyrja e të huajve në vendin tonë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT në muajin maj 2019 kanë dalë nga Shqipëria 477.282 persona. Krahasuar me maj 2018, ky numër është rritur 13,1 %.

Nga ana tjetër, ardhja e të huajve në vend është 401.531. Krahasuar me po të njëjtin muaj të një viti më parë, ky numër është rritur me 1,7 %.

INSTAT raporton, se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ndërkaq, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2019, janë 829.164. Krahasuar me maj 2018, ky tregues rezulton me rritje 5,0 %.

Vendi, i cili ka numrin më të madh të hyrjeve në territorin shqiptar është Zvicra.

Në raport, thuhet se në muajin e kaluar të këtij viti, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 25,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 18,7 %.

Për sa i përket daljeve të shqiptarëve dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit maj 2019, janë 880.689 duke shënuar një rritje me 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2019, janë 403.407. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është ulur 3,3 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin e parë 2019, është 2.196.873 duke u rritur 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën