/ATSH-AFP/ - Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Walid Muallem konfirmoi se përshirja në Siri e Rusisë, aleate e regjimit të Damaskut, do të ndryshonte situatën në luftë kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik dhe Al Kaedës.
"Pjesëmarrja e Rusisë në luftën kundër Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nosra është më e rëndësishme se furnizimi me armë i Sirisë", deklaroi Muallem për stacionin televiziv "Russia Today".
SHBA-ja është shqetësuar që prej disa javësh për rritjen e fuqisë ushtarake ruse në Siri, ndërkohë që amerikanët drejtojnë që prej një viti një koalicion ndërkombëtar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.
Kjo rritje e pranisë ushtarake ruse ndodh ndërkohë që SHBA-ja dhe Rusia kanë rifilluar një dialog ushtarak për situatën në Siri.
"Rusia nuk e fsheh vullneti për të marrë pjesë në luftën kundër terrorizmit dhe Siria beson në drejtimin rus", theksoi ministri sirian.