Mohamed Salah është personazhi i dytë, pas Cristiano Ronaldos, të cilit i bëjnë një skulpturë. Skulptori Mai Abdel Allah do të kalonte rreth një muaj për të krijuar skulpturën, e cila më pas do të bëhej virale në internet. Në të, Muhamed Salah duket i lumtur, me kokën lart, duart e hapura. Ndërsa trupi i 26-vjeçarit në propocion me kokën është më i vogël.
Fansa të ndryshëm kanë nisur ta krahasojnë skulpurën me personazhe vizatimorë dhe aktorë filmash, duke gjetur kështu edhe kombinime komike për Mohamed Salah, i cili momentalisht luan për klubin e Liverpoolit.
Skulptori Emmanuel Santos krijoi vjet për futbollistin portugez Cristiano Ronaldo një skulpturë, e cila u vendos në aeroportin e Madeira-s në Portugali dhe fitoi mjaft popullaritet.

Skulptura e futbollistit egjiptian
Komente

