Transformimi i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Agjencinë për Mbikëqyrje Policore ka më shumë se një muaj që tashmë është bërë dhe ligji i posaçëm për të ka hyrë tashmë në fuqi. Me ndryshimet e reja, përveçse e bëjnë më shumë civile këtë strukturë, emërimi i drejtuesit bëhet tashmë nga kreu i ekzekutivit.
Dhe AMP tashmë ka zyrtarisht drejtuesin e saj. Ditën e sotme, me propozim të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryeministri Edi Rama emëroi në krye të kësaj strukture Muhamet Rrumbullakun. Në fakt nuk janë pësuar ndryshime në këtë drejtim. Prej tre vitesh Rrumbullaku ka qenë në krye të SHÇBA, por në atë kohë u emëruar nga ministri i Brendshëm.
Rrumbullaku ka një karrierë 29-vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, me poste tejet të rëndësishme. Për disa vite ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Drejtorinë Vendore të Policinë së Tiranës, e disa drejtori vendore në qarqe të tjera.
Sfida e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, përveç dy institucioneve si Garda e Republikës dhe Zjarrfikësja, është sidomos Policia e Shtetit. Që prej emërimit në krye të bluve të Gledis Nanos, ka deklaruar disa herë rëndësinë e pastrimit të policisë nga eksponent të parregullt dhe kriminal, gjë që synohet një bashkëpunim i frytshëm me AMP-në për të arritur rezultate. Në muajt e fundit, eksponentë të policisë janë bërë pjesë e aktiviteteve kriminale dhe shpërdorimit të detyrës, sidomos për kanabis sativa.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbështetësit e Veliaj protestuan para Prokurorisë së Posaçme, AMP nis hetimin për zv/drejtorin e Policisë Tiranë dhe shefin e 'Shqiponjave'! Nuk morën masa
28 Shkurt, 15:13
-
Abuzim me tendera dhe falsifikim vulash, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës të Policisë
21 Shkurt, 14:03
-
Arrestohen tre policë/ Dy vëllezërit me uniformë rrahin qytetarin në Burrel, efektivi në Berat i dehur në makinë bëri aksident
19 Shkurt, 11:20
-
Përplasje e dhunshme me tifozët dhe Policinë në derbi, AMP arreston efektivin e Gardës! Në pranga edhe polici i Vorës, u përfshi në aksident (EMRAT)
10 Shkurt, 12:31
-
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
9 Shkurt, 13:53
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Korrupsion e shpërdorim detyre, arrest shtëpie për dy policët e Elbasanit (EMRAT)
29 Janar, 09:27
-
Gjirokastër/ Polici i dehur në timon shkakton aksident me 2 të plagosur, arrestohet
28 Janar, 17:31
-
Pogradec/ Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, AMP pezullon nga detyra 3 punonjës policie (EMRAT)
27 Janar, 15:48
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
Reagon AMP: Punonjësi i policisë ka deklaruar me shkrim se nuk është shantazhuar! Reagon dhe ministri Hoxha
18 Janar, 14:43
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar, 17:52
Ka lezet. Mjeshtri i korrupsionit ne polici e krye te kontrollit te korrupsionit ne polici. Jo per gje por ka ekspertize...
PërgjigjuKy person ka shkuar me misionin per shkaterrimin e ketij Institucioni dhe deri tani ja ka dal me sukses ne te gjitha drejtimet. Kontrolloni emerimet qe ai ka bere dhe do kuptoni cfare perfaqeson ky funderrine….