TIRANË- Për pedagogun dhe skulptorin Ilir Muharremi skulptura e heroit tonë kombëtar Skëndërbeu dhe e Adem Jasharit duhen hequr dhe ribërë nga e para.

Bastardim, karikaturë i ka quajtur Muharremi në një lidhje të drejtpërdrejtë në Report Tv, një tallje me heronjtë tonë kombëtarë. Ai i ka bërë një analizë të thellë parë nga syri i një profesionisti se ku qëndron gabimi me skulpturën e Skënderbeut të prezantuar ditën e djeshme në Prizren.

"Ata kanë gabuar te pjesa anatomike, trupi, qafa, fytyra, kraharori nuk kanë ngjashmëri as minimale, ne mund të punojmë artistike, por shtatorja është art publik ku fëmijët duhet ta kujtojnë origjinal se si ishte heroi. Kam dëgjuar pse të krijojmë vetëm Skëndërbeun e Odise Paskalit, ne duhet të kapim origjinalin. Ne mund ta modernizojmë, por gjithnjë duke ruajtur karakterin origjinal. Ndihem i turpëruar dhe i fyer me ato që kanë prezantuar skulptorët.  Këto nuk mund të përmirësohen, këto duhen të hiqen dhe të punohen skulptura më reale dhe të fuqishme. Populli e ka shumë lehtë për ta identifikuar skulpturën, ose i ngjan ose jo. Skulptori e di që duhet të përshtatet për çdo masë, çdo popull, nuk është një çështje personale", tha ai për Report Tv.

Fajin nuk e sheh vetëm te skulptori, por më tepër te Komisioni i Vlerësimit që në fund jep 'vulën' për t'ia sjellë publikut në shesh këtë vepër. Nuk përjashton as mundësinë e interesave që shkon përtej të dukshmesh.

"Skëndërbeun e ka bërë me sa kam lexuar në media Sinan Alija. Për Adem Jasharin emri i skulptori nuk dihet, por nga sa lexova nga mediat është parukier, por e ka hobi skulpturën. Kjo është një fyerje e madhe që janë dhe ekzistojnë e kanë krijuar vepra madhështore, nga gjenerata e re, por edhe ajo e mesme dhe e vjetër. I kanë shëmtuar figurat e famshme historike. Diku thuhet që ka kushtuar 70 mijë euro krijimi i Skënderbeut, mund të këtë ndikim mjetet financiare. Fajin nuk e ka shumë skulptori, por te Komisioni se ato bëjnë përzgjedhjen, pse e pranuan një punë të tillë kur nuk i kanë plotësuar as kushtet minimale. Se skulptori si e tha, pse ta bëjmë muskuloz, t'ia heqim muskujt, ta zbresim nga kali. Okay, Skëndërbeu e meriton një skulpturë në këmbë, por i ka thyer të gjitha ato fakte historike për Skënderbeun. Për Adem Jasharin, kokën shumë të madhe dhe duart e shkurtra. Vetëm mjekra dhe dylbitë e identifikojnë.  Edhe Skëndërbeun, vetëm mjekra e identifikon, edhe pse ajo nuk është punuar shumë mirë", tha ai.

Në fund, ai ka një thirrje për dy skulptorët që kanë realizuar këto vepra.

"Nëse ata e duan artin, të dalin dhe të thonë që t'i heqim këto skulptura dhe t'i rikrijojmë, se kjo është një bastardim, nuk e di në ç'vend fyen figurat historike", tha Muharremi në lidhje telefonike për Report Tv.

 

Shtatorja e Skënderbeut dhe e Adem Jasharit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Çudia e skulptorit, dikur pozonte përpara Skënderbeut mbi kalë, 29 vite më vonë 'e zbret'

1606734389_789.jpg

Skulptori Sinan Aliaj (majtas) i cili ka realizuar shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit është vendosur në qendër të vëmendjes.

Vetëm disa vite më parë, më saktësisht në 1991, skulptori ka pozuar në një foto përpara skulpturës së Skënderbeut mbi kalë në qendër të Tiranës.

Ndërkohë 29 vite më vonë ai ka realizuar një skulpturë të Skënderbeut në këmbë e cila ka ndezur shumë debat në opinionin shqiptar.

Në foto ai shfaqet pranë ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit (i ulur).