-
'Zbriti' Skënderbeun nga kali, skulptori i shtatores në Prizren: S'kisha qëllim të provokoj! Heroi ka qenë edhe diplomat jo vetëm një luftëtar
Skulptori i shtatores së Skëndërbeut në Prizren, Sinan Aliaj, në një intervistë për Report Tv, ka dejlaruar se qëllimi i tij në ndërtimin e figurës së heroit tonë kombëtar nuk ka qenë që të provokojë reagime dhe as të tjetërsojë figurën e tij.
2 Dhjetor 2020, 19:55 -
Shtatorja e Skënderbeut në Prizren, ideatori në Report Tv: Ruhet aspekti kombëtar, kritikohet nga sharlatanët! Ekspertizë ndërkombëtare për ta vlerësuar
Ideatori i shtatores se Skënderbeut në Prizren mbrojnë veprën e tyre dhe hedhin poshtë të gjitha akuzat që thonë se është cenuar figura e heroit. Ideatori Nue Oroshi tha se ka thirrur ekspertizë ndërkombëtare për ta vlerësuar shtatoren, ndërsa i konsideroi sharlatanë ata që e kanë kritikuar.
2 Dhjetor 2020, 19:41 -
Nga e njëjta shoqatë që bëri shtatoren e kritikuar/ Ftohet debat publik për muranën e Skënderbeut 11 metra të gjatë në faqen shkëmbore të Kalasë së Prizrenit
Shoqata “Trojet e Arbrit”, e cila sponsorizoi ndërtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren që mori kritika të shumta nga specialistë dhe qytetarë, ka paralajmëruar ndërtimin e një murane të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pranë Kalasë së Prizrenit.
2 Dhjetor 2020, 11:50 -
Agim Doçi i ashpër me skulptorin e 'Skënderbeut' në Prizren: Ndërro ilaçet se nuk je mirë! Heroin kombëtar na e bëri me COVID
Poeti Agim Doçi është shprehur mjaft i indinjuar për shtatoren e Skënderbeut në Prizren duke thënë me ironi dhe dhimbje gjithashtu se përshtypja e parë kur pa atë shtatore kishte menduar se i kishte rënë COVID. Doçi nuk i kurseu kritikat për Sinan Alija që bëri shtatoren e Skënderbeut duke thënë se ai nuk është skulptor, ndërsa u shpreh ashpër duke i u drejtuar që të ndërrojë ilaçet dhe të merret me serialet turke në Stamboll.
1 Dhjetor 2020, 19:16 -
Krahasimi/ Si duket skulptura e Skënderbeut në shtetet e tjera të botës...heroi kombëtar mbi kalë, jo në këmbë (FOTO)
Përurimi i shtatores së Skënderbeut në Prizren ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik. Në një kohë kur nuk ka një fotografi si edhe në dorëshkrime që japin versione të ndryshme mbi dukjen e heroit kombëtarë, është marrë si e mirëqenë versioni i Odhise Paskali.
1 Dhjetor 2020, 16:14 -
Debati për shtatoren e Skënderbeut, PDK: Komuna e Prizrenit përdhosi figurën e heroit kombëtar, të rimodelohet dhe ndryshohet lokacioni
Debati për shtatoren Skënderbeut në Prizren, për tjetërsimin e figurës së tij ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës, ku kërkojnë që jo vetëm rimodelim të figurës së tij duke thënë se është përdhosur heroi kombëtar dhe historia, por kërkojnë dhe ndryshim lokacioni pasi është vend jo i denjë për figurën e tij dhe shkak burimi aksidenti.
1 Dhjetor 2020, 15:40 -
Historiania Kocaqi: Çështja e Çlirimit politike! Thuhet se gjermani i fundit iku në 4 apo 5 dhjetor! Duhet urgjent bashkim Kosovë-Shqipëri
Një nga çështjet më të debatuara në këto dekada të postkomunizmit ka qenë data e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjermanë. Kjo temë tashmë është kthyer dhe në çështje politike në vendin tonë, ku për 28 dhe 29 nëntor është festuar në ditë të ndryshme nga palët politike. Historiania Elena Kocaqi, në një intervistë për Report TV ka deklaruar se kjo tashmë është kthyer në çështje politike, ndërsa ka shtuar se ka zëra që gjermani i fundit ka ikur në 4 apo 5 dhjetor. Por sipas saj, për të dhënë një datë të saktë duhet të ngrihet një komision me disa historianë të cilët do të shohin dokumentacionin ushtarak gjerman.
30 Nëntor 2020, 19:12 -
Shtatorja e Skënderbeut, kryetari i Komunës Prizren në Report TV: Komision për të vlerësuar se ç'duhet bërë me statujën! Projekti më pëlqeu
Debat i gjerë në media për tjetërsëimin e figurës së dy statujave atë të "Skënderbeut" dhe "Adem Jashari" ka bërë që komuna e Prizrenit të ngre një komision me historianë dhe artisë që do të bëjnë vlerësimet e duhura nëse shtatorja e "Skënderbeut" duhet të rimodelohet, hiqet apo të vijojë siç është.
30 Nëntor 2020, 18:26 -
Shtatorja e Skënderbeut/ Ideatori: Shqiptarët janë mësuar me kopje gjithë jetën, e s'pëlqejnë origjinalin! Skulptori: S'më bëjnë përshtypje reagimet
Për Nue Oroshin, ideator i shtatores së Skënderbeut në Prizren, ky është imazhi origjinal i heroit tonë kombëtarë, por nuk është pritur mirë nga shqiptarët se "janë mësuar gjithë jetën me një kopje". Komentet negative që kanë mbërritur, ideatori i lidh me tre arsye kryesore.
30 Nëntor 2020, 16:59 -
Çudia e skulptorit, dikur pozonte përpara Skënderbeut mbi kalë, 29 vite më vonë 'e zbret'
Skulptori Sinan Aliaj (majtas) i cili ka realizuar shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit është vendosur në qendër të vëmendjes.Vetëm disa vite më parë, më saktësisht në 1991, skulptori ka pozuar në nj
30 Nëntor 2020, 12:08 -
Muharremi për Report Tv: I turpëruar nga skulptura e Skënderbeut dhe Adem Jasharit! Nëse e duan artin, të dalin dhe të thonë që do i ribëjmë!
Për pedagogun dhe skulptorin Ilir Muharremi skulptura e heroit tonë kombëtar Skëndërbeu dhe e Adem Jasharit duhen hequr dhe ribërë nga e para. Bastardim, karikaturë i ka quajtur Muharremi në një lidhje të drejtpërdrejtë në Report Tv, një tallje me heronjtë tonë kombëtarë.
30 Nëntor 2020, 11:30 -
Prizrenit i kërkohet t’i heqë “Skënderbeun” 70 mijë eurosh dhe “Adem Jasharin” e frizerit
Gjashtë thasë çimento, rërë, poliester dhe ngjyra, janë materialet që i kanë hyrë në punë autorit të shtatores së Adem Jasharit që ta rrumbullakojë veprën. Sa u përket veglave të punës, mistria ka qenë kryesorja. Kësisoj, për tre muaj punë pas orarit të rregullt si frizer, gjakovari Alban Buxhovi ka përfunduar shtatoren prej gati tri metrash, që është përuruar të shtunën në ambientet e qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.
30 Nëntor 2020, 11:04 -
Prizreni përuron shtatoren e Skënderbeut, por e 'zbret' heroin kombëtar nga kali! Pas kritikave reagon skulptori...jep një përgjigje pa përgjigje
Me rastin e festës së 28 dhe 29 nëntorit, në Komunën e Prizrenit është bërë përurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por ajo çfarë vihet re është se figura e heroit tonë kombëtar na shfaqet ndryshe nga çjemi mësuar që ta shohim dhe më kryesorja është pa kalin e tij.
29 Nëntor 2020, 08:16