TIRANË - Tahir Muhedini, president nderi i PDIU, u shpreh dje se Ardian Tana dhe Abaz Hado janë emëruar me vendim unanim kryesie. Ai e cilësoi sit ë pavend reagimin e deputetit Dashamir Tahiri, kundër partisë ku aderon.
“Kemi dhe dy zv/ministra të tjerë për të marrë, një zv/ministër të Ministrisë së Drejtësisë dhe një zv/ministër të Ministrisë së Ekonomisë. Ka qenë një moment emocional. Zoti Idrizi ka marrë një mandat ka Kuvendi çam dhe duhet të jetë më i qetë. Partia ka një kryesi, një program dhe as Idrizi dhe as Tahiri nuk duhet ta konvertojnë qënien në parlament me dëshirën e tyre për të vendosur në dikastere të ndryshme njerëz të ndryshëm”, tha Muhedini.
Deputeti i Vlorës Tahiri i quajti emërimet pazare individuale të drejtuesve të partisë të cilët nuk janë konsultuar për emerimet.

(aq/shqiptarja.com)