Muho: Kërkojmë akses
në arkivat e shtetit turk

Muho: Kërkojmë akses<br />në arkivat e shtetit turk
TIRANE- Kreu i Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), Ilirjan Muho, ka deklaruar, gjatë një takimi me drejtorin e Projektit të Bankës Botërore për Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, Gavin Adlington, se institucioni që ai drejton është i vendosur të mbyllë me sukses regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme dhe informatizimin e sistemit të regjistrimit. Këto dy komponentë janë pjesë të projektit LAMP, i cili ka nisur përpara 7 viteve me financimin e Bankës Botërore.

Gjithashtu, kryeregjistruesi Muho, takoi edhe homologun e tij turk, Davut Guney,  me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ndërsjelltë në projektet e fushës së pronësisë, si dhe i kërkoi atij vënien në dispozicion të informacionit për dokumentat e pronësisë, që gjenden në arkivat e shtetit turk.

Në lidhje me këtë, kreu i ZRPP-së argumentoi se ky informacion do të thjeshtonte së tepërmi zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, si dhe do të dokumentonte me fakte të pakundërshtueshme pretendimet e qytetarëve në lidhje me pronësinë në vendin tonë.  Kryeregjistruesi Muho po merr pjesë në Konferencen vjetore të Bankës Botërore me temë "Toka dhe Varfëria", e cila zhvillohet në datat 24-27 mars në Washington të SHBA-ve.

Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç