Muller: Ndaj Francës synojmë finalen
Deschamps: Japim gjithçka në fushë

Muller: Ndaj Francës synojmë finalen<br />Deschamps: Japim gjithçka në fushë
Thomas Muller shprehet se Gjermania do të luajë përballë Francës të premten, në shtëpinë e "gjelave", vetëm për kualifikimin ne finalen e madhe të Parisit.
 
I pyetur për shterpësinë e tij në këtë kompeticion, Muller thotë se golat nuk e plotësojnë atë. Sulmuesi bavarez ka dështuar të shënojë deri tani në Euro 2016. Sulmuesi i Bayernit ishte golashënuesi më i mirë i Gjermanisë në kualifikimet për turneun e Francës, por ende nuk ka shënuar asnjë gol në këtë turne.
 
Megjithatë, ai thotë se suksesi i ekipit është më i rëndësishëm se suksesi individual, para gjysmëfinales të së enjtes ndaj Francës.
 
Golat nuk më plotësojnë. Ato ndoshta janë vetëm për bukuri. Unë jam i mbushur me dëshirën për sukses. Sigurisht, dua të shënoj gola. Në Afrikën Jugore përfundova Botërorin si top golashënues. Një gol do të më ndihmonte që të mos kem nevojë të përgjigjem më në pyetjet për mungesën e golave”, ka deklaruar Muller në konferencën për media.
 
26-vjeçari ka shënuar 32 gola në 76 paraqitje për ekipin kombëtar të Gjermanisë.
 
Ndërkohë, nga ana tjetër, trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps është shprehur se të enjten në mbrëmje ekipi i tij do të japë gjithçka në fushën e lojës.
 
Gjermania ka qenë ekipi më i mirë, pa dyshim, pavarësisht vështirësive shumë të mëdha kundër Italisë, ata dhanë gjithçka. Por, ne jemi në mesin e katër më të mirave, dhe do të japim gjithçka kundër ekipit më të mirë, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë”, është shprehur trajneri francez.
 
Përballja gjysmëfinale Francë-Gjermani do të zhvillohet më 7 korrik.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re