Bekim Rexhepi ka qenë ‘bikimi’ i Partizanit këtë sezon në portë, duke trashëguar denjësisht historinë mbreslënëse të Alban Hoxhës. Pavarësisht vlerësimeve pozitive 26-vjeçari nuk është i kënaqur me atë që ka arritur deri më tani në këtë sezon.
“Jo nuk besoj se kam marrë maksimumin. Besoj se mund të bëj akoma më shumë. Mund ta mbyll me titull,”-tha Bekim Rexhepi, portier i Partizanit.
Në ndeshjen e fundit kundër Egnatias Partizani humbi kryesimin e Superligës në favor të Tiranës, ndërsa të dielën në transfertën e Laçit është mundësia për të rikuperuar.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe këtë e kemio parasysh. Megjithatë besoj shumë të çunat sepse do bëjmë komplet një ndeshje ndryshe nga ajo e Rrogozhinës,”-u shpreh Bekim Rexhepi, portier i Partizanit.
Pavarësisht se bashkë me Tiranën kanë krijuar një shkëputje në krye, portieri i Partizanit thotë se vetëm nëse të gjithë kundërshtarët vlerësohen njësoj atëherë ka mundësi që në fund të fitojnë titullin.
“Nuk mund të them se është vetëm një ekip. Të gjitha janë rivale të Partizanit. Kjo do të thotë se duhet të japim maksimumin dhe të marrim pikët,”-deklaroi Bekim Rexhepi, portier i Partizanit.
Aktualisht Partizani renditet në vendin e dytë me 48 pikë, 2 më pak se Tirana kampione në fuqi kur mbanë mbetur edhe 8 javë kampionat.