Mund të ketë çmim tavan edhe për produkte të tjera! Ministria e Financave: Kemi caktuar çmimet maksimale, ndryshojnë në varësi të importit! Nisin kontrollet për abuzimet

Jo vetëm për vajin e lulediellit, sheqerin, miellin dhe orizin kokërrgjatë, por edhe për produkte të tjera të shportës Bordi i Transparencës mund të përcaktojë çmimet tavan dhe marzhet e fitimit të tregtarëve.

“Është vështirë që për mallra të tjerë që kanë një gamë shumë të gjerë cilësie, ambalazhimi, marke të vendosen çmime. Nëse bordi do të gjykojë që për publikun është e domosdoshme të monitorohen dhe kontrollohen edhe artikuj të tjerë sipas procedurës së tregut, natyrisht që do të trajtohet. Pra mundësia do të jetë e hapur”, tha Lera.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, njëkohësisht anëtar i bordit të çmimeve Niko Lera, sqaron për Report TV se çmimet aktuale të 4 produkteve që po monitorohen do të ndryshojnë në varësi të kostove të importit. 

“Nëse një nga këto produkte do të shtrenjtohet me 30% apo do të ulet me 30%, natyrisht që bordi do e reflektoj edhe tek çmimi i shitjes me pakicë këtë fakt. Së pari ne nuk jemi krijuar për të falimentojmë biznesin dhe e dyta nuk mund të lejojmë që publikut ti ofrohet një mall i cili ka një marzh jo normal fitimi për arsye se ne kemi vendosur një çmim tavan”, pohon Lera.

Çmimet e përcaktuara nga bordi i monitorimit të produkteve të shportës janë ato maksimale me të cilat duhen tregtuar mielli, vaji, sheqeri dhe orizi kokërrgjatë.

“Këto janë çmime maksimale të shitjes. Pra shitësit me pakicë apo edhe ata me shumicë sepse janë caktuar marzhet e të dy kategorive që mund të shesin më lirë se kaq por jo më shumë se çmimet e vendosura nga bordi”, thotë për Report TV, Niko Lera, drejtor në Ministrinë e Financave.

Ndërkohë lera ka sqaruar edhe metodologjinë e përdorur për përcaktimin e çmimeve dhe marzheve të fitimit.

“Ne marrim si bord në konsideratë importet  vajit të një jave apo të 10 ditëve të fundit dhe shohim çfarë sasish janë importuar, cilat subjekte i kanë importuar me çfarë çmimi i kanë hyrë në vend, sa janë  taksat e paguara ne dogane, pastaj llogarisim mbi bilancet e kompanive, bazuar marzhet e periudhave normale, dhe llogarisim edhe marzhin që është i nevojshëm që të përballohen edhe shpenzimet e tjera te biznesit”, tha Lera.

Ndërsa për të shmangur abuzimet nga njësitë tregtare dhe me qëllim zbatimin e vendimit të bordit kanë nisur kontrollet nga tatimorët.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen