Roma fitoi pas 120 minutave lojë 4-1 me Feyenoord në "Olimpico", duke marrë një biletë për në gjysmëfinalet e Europa League. Tanimë romanët gjejnë Bayer Leverkusen në fazën e radhës, duke shpresuar kualifikimin.
Pas ndeshjes, trajneri i Romës ka dhuruar show në konferencën për mediet. Jose Mourinho ka lënë bisedën dhe është ngritur duke i dhuruar "trofeun" e Conference League një prej gazetarëve holandezë të pranishëm. Trofeu në miniaturë mbahej nga "Special One" pas fitimit po me Feyenoord në finalen e Conference League në finalen e zhvilluar në 25 maj 2022 në Tiranë.