Mundësi i Shqipërisë Chermen Valiev është ndalur vetëm në finalen e botërorit.

26 vjeçari Chermen Valiev humbi 8-2 finalen kundër japonezit Takahashi, por gjithsesi arriti ti siguronte Shqipërisë medaljen e argjendtë në kategorinë 74 kilogramë stil i lirë.

Pavarësisht finales ky mbetet një rezultat shumë i lartë për sportin shqiptar, teksa Veliev rreth 1 vit më parë i solli Shqipërisë edhe medalje në Lojërat Olimpike