Mundësi Dudaev nderon Shqipërinë, renditet i dyti në aktivitetin ndërkombëtar të Bullgarisë

Mundësi Dudaev nderon Shqipërinë, renditet i dyti në aktivitetin ndërkombëtar të Bullgarisë

Islam Dudaev dhe trajneri Leonard Cakmashi

Islam Dudaev, mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë ia ka dalë të marrë medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar që u zhvillua në Sofie të Bullgarisë. Sportisti i klubit të Tiranës mposhti disa kundërshtarë nga Rumania, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para se në finale të mos ia dilte dot kundër një tjetër japonezi. Ka qenë pikërisht mundësi Kioka që ia ka dalë të triumfojë në këtë event për peshën përkatëse, kundër shqiptarit të natyralizuar, Dudaev.

Së bashku me trajnerin Leonard Cakmashi, dyshja kanë bërë një punë të shkëlqyer duke nderuar flamurin kuqezi në arenën evropiane dhe botërore. Paçka vendit të dytë, Dudaev tregon se është pretendent për t'i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje të artë në Europian.

Islam Dudaev fitoi medaljen e artë vitin e kaluar në këtë turne në peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë. Në aktivitetin e Bullgarisë që ishte edhe përgatitës për Europianin që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kroaci, morën pjesë 388 sportistë nga 40 vende të botës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale