Boksieri shqiptar, Nelson Hysa mposhti dje në Shkodër kampionin çek Pavel Sour (i 57 në botë). Në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi", shqiptari fitoi me pikë për herë të gjashtë në boksin profesionist. Në një intervistë për emisionin "Studio Live" në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, Hysa kërkon më shumë mbështetje nga instancat përkatëse. Hysa foli edhe për sfidat e së ardhmes dhe "fidanishten" e boksit në Shkodër.
"Ndeshjet e ardhshme - Janë shumë sfida që do kemi. Shumë shpejt do bëjmë një aktivitet të boksit profesionist. Kemi dy sfida në shkurt dhe mars, në Angli dhe SHBA. Nga kërkesa dhe pëlqimi që kanë tifozët, me shumë boksierë si Alban Zeqiri dhe Alban Zeneli, po bëjmë mirë në boksin profesionist", tha fillimisht Hysa.
Më pas Hysa u ndal edhe te mbështetja që autoritetet duhet të japin për boksin.
"Kërkesa ndaj autoriteteve - Është rritur shumë cilësia e boksit. Autoritetet në çdo fushë duhet të ndihmojnë, në çdo moshë në boks ka talente që marrin medalje dhe na përfaqëojnë në arenën ndërkombëtare.
Shkodra fidanishte e boksit - Janë të apasionuar me çdo sport, edhe në boks. Dominojmë në boks në rang kombëtar por jo vetëm. Trajneri i Vllaznisë punon me seriozitet për të nxjerrë kampiona. Ajka e boskit shqiptar del në Shkodër, por edhe në qytete e tjera ka talente", vijoi Hysa.
Boksieri shkodran tregoi edhe sfidën e një boksieri në Shqipëri, në raport me nivelin e boksit profesionist në arenën ndërkombëtare.
"Sfida e një boksieri në arenën ndërkombëtare - Jemi larg, ka shumë gjëra që duhen përmirësuar. Nuk kemi ndihmë, që na ndikon edhe në stërvitje. Ka një disnivel të madh në organizim por jo në boks", tha Nelson Hysa.
S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu
24 Janar, 13:04
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52