Renditja s’pi ujë, Nelson Hysa thyen kampion çek të boksit: Ndeshje të mëdha më presin! (VIDEO)

Kampioni çek i peshave të rënda Pavel Sour ishte 57 vende më lart në renditjen e boksierëve, por kjo vetëm e ka motivuar kampionin shqiptar Nelson Hysën për të marrë fitoren e 6-të në po kaq ndeshje në boksin profesionist. 38-vjeçari e fitoi këtë sfidë me pikë, teksa kishte edhe mbështetjen e tifozëve të qytetit të tij të lindjes në Shkodër.

“Duhet me falenderu kundërshtarin për ndeshjen fair-play që bëri. Gjithashtu kam një fanederim shumë të veçantë për tifozërinë shkodrane e cila u rikthye edhe njëherë në pallatin e sportit për boks. E kam thënë që në ndeshjen e dytë që cilësia e kundërshtarëve që do ndeshem do jetë gjithmonë më e lartë se numri im. Synoj vetëm rritje dhe kjo do të thotë se do jenë boksierë më lart se unë dhe kurrë jo më poshtë,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Një natë me shumë emocione ka qenë edhe për Arjon Kajoshin, boksierin tjetër shkodran, i cili mori fitoren e pestë në boksin profesionist përballë kundërshtarit bjellorus Alexander Dzenka.

“Ishte një fitore e bukur për mua sepse ishin 6 raunde. Ishte një kundërshtar i fortë dhe nuk munda ta hedh dot me nokaut,”-tha Arjon Kajoshi, boksier.

Të dy sportistët e kanë nisur në boksin olimpik, por tani në boksin profesionist vështirësia pritet të rritet ndjeshëm.

“Me këto fitore boksierët rriten në renditjen botërore, por duke qenë se janë boks profesionist për të vijuar më tej duhen me patjetër sponsorë dhe për rrjedhojë pare,”-deklaroi Zef Gjoni, trajner boksi.

Në pallatin e sportit Qazim Dervishi pati gjithsej 5 ndeshje të boksit prefesionist ku tek dy të tjerat që kishte boksierë shqiptarë dolën fitues. Armando Grishaj ia doli me nokaut kundër boshnjakut Romanik, ndërsa Senad Drini fitoi me pikë përballë anglezit Kearon Thomas.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid