Paralizohet puna për sipërmarrjet fasone në Fushë Krujë, si fabrika këpucës dhe rrobaqepësia për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Qindra banorë të punësuar në këto firma biznesi kanë mbetur pa punë. Kjo fabrikë fasone me pronar marokenin Seit Gami ka të punësuar 141 persona dhe prej një muaji nuk ka energji elektrike e ka ndërprerë punën.
Seti Gami shprehet se disa ditë kjo fabrike ka punuar me gjenerator, por kostoja është shumë e lartë duke e bërë të papërballueshme për këtë biznes.
Ndërsa Mirosh Hocja një tjetër pronar i biznesit fason ka të punësuar 300 punëtorë dhe nuk ka energji prej më shumë se dy javësh, për pasojë edhe punëtoret janë pa punë.
Punëtorët paraqiten çdo ditë me shpresën se do të ketë energji, por ata vijnë në punë e kthehen në shtëpi duarbosh.
Situata mbetet e njëjtë prej disa ditësh, ndërsa rreth 500 punëtorë vijojnë të jenë pa punë duke rrezikuar bukën e gojës për familjet e tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com