BERAT- Në një kohë kur shumë mjekë specialistë po largohen nga vendi dhe në shumë qytete ndihet nevoja e tyre, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se për të frenuar largimin e tyre po punohet në shumë plane. Manastirliu tha nga Berati, se po punohet për të pasur një infrastrukturë më të mirë dhe për të përmirësuar kushtet e mjekëve dhe infermierëve. Ministrja nënvizoi se janë rritur pagat për mjekët dhe premtoi se do të vijojnë që të rriten. Një pikë tjetër ku u ndal ministrja ishte edhe fakti se do të rriten kuotat për degët në Fakultetin e Mjekësisë.
'Në lidhje me shërbimet dhe mungesën e mjekëve ne jemi duke punuar në shumë plane, jemi duke investuar në sistemin tonë shëndetësor për të pasur një infrastrukturë më të mirë, për të përmirësuar kushtet e punës për mjekët dhe infermierët. Tanë kemi rritur pagat dhe do të vijojmë rrisim pagat në vazhdim. Kemi mbështetur nëpërmjet bonuseve të patronazheve gjithë mjekëve që punojnë larg vendbanimeve të tyre. Në spitalin e Beratit ka pasur më shumë se shtatë mjek që janë angazhuar që prej tre vite më parë, kur filluan specializimet dhe çdo vit kemi pasur mjek të cilët janë atashuar spitalit rajonal të Beratit. Edhe në këtë vit do të kemi përsëri mjek të specialiteteve të ndryshme që do të atashohen në këtë spital.
Ne jemi duke plotësuar vit pas viti nevojat për mjek specialist. Por duke pasur parasysh edhe kërkesat që janë të mëdha, prandaj jemi duke shtuar edhe numrin e kuotave të studentëve të cilët fillojnë mjekësinë. Duke filluar nga ky vit 2022 Universiteti i Mjekësisë apo Fakulteti i Mjekësisë do të shtoj me 100 deri 150 kuota të reja për studentët që do të fillojnë mjekësinë këtë vit duke çuar këtë numër në 450. Duke rritur numrin e kuotave dhe duke hapur rrjetin e specializimeve çdo vit do të kemi më shumë mjek pranë spitaleve tona padyshim kjo do të sjellë më shumë shërbime.'- tha Manastirliu.
Ndërsa në lidhje me vaksinimin e detyruar të fëmijëve, Manastirliu është shprehur se është komiteti i vaksinimit dhe ai teknik i cili do të vendosi nëse do të kemi një vendim për grupmoshat e vogla.
Ministrja e Shëndetësisë ishte në Berat për të parë nga afër investimin e ri në Maternitetin e Beratit, ku tha se do të garantohen shërbime me standarde dhe kushte bashkëkohore afër vendbanimit për nënat dhe fëmijët, duke e quajtur këtë investim, një pretim të mbajtur nga qeveria shqiptare. Gjatë inspektimit së maternitetit të ri të Beratit, Manastirliu tha se standarde të tilla shërbimi po zgjerohen në të gjithë vendin.
“Ashtu sikurse përfunduam gati një vit më parë maternitetin e ri të Lezhës, tashmë përfundojmë maternitetin e ri të Beratit. Shumë shpejt maternitetin e ri të Kukësit brenda korpusit spitalor. E më pas edhe investimet e reja në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në maternitetin “Koço Gliozheni”. Me këto ritme do të vijojmë të ecim deri sa të kemi përfunduar gjithë investimet në shëndetësi”, tha Manastirliu.
Materniteti i ri i Beratit ka një kapacitet prej 50 shtretërish, është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë dhe do të garantojë një standard të ri shërbimi në gjinekologji, obstetrikë dhe neonatologji për të gjitha gratë e këtij qarku.
po punohet ne shum rruge , rruga e pare eshte te veme olta xhacken si kirurge, plani i dyte te veme mimi kodhelin si kapo pavioni per covid, plani i trete te veme eliza spiropalin si masazhatore, dhe plani i katert te veme taulant ballen si gjinekollog
Përgjigjupo ckuota e crroga. ne gjermani mjeku paguhet 65000 euro ne vit e me lart. me crroga do i mbaje ketu mjeket. pastaj siguria e jetes dhe cdo gje e padiskutueshme per femijet. ketu mjekun e perdorin te fshije plehrat. varja o ketyre lajmeve idiote
Përgjigju