Mungesa e tregjeve, fshatarët
shesin prodhimet bio në trotuare

Mungesa e tregjeve, fshatarët<br />shesin prodhimet bio në trotuare
TIRANE- Mungesa e tregjeve ehe brenda lagjeve, ka bërë që tregtarë të shumtë, sidomos fshatarë të periferive të Tiranës, i shesin produktet e kopshtit të tyre, në tortuaret e qytetit. Në fakt kjo është nëj situatë që has në çdo rrugë të kryeqytetit. Kështu ndodh edhe te trotuari në të majtë të shkollës “Vasil Shanto”, ku shitës ambulantë tregtojnë aty lloje të ndryshme fruta- perimesh dhe bulmete jashtë çdo standardi dhe kushtesh higjieno-sanitare. Megjithëse prej gushtit të vitit 2011, bashkia krijoi Agjensinë për mbrojtjen e konsumatorit, ku një nga detyrat dhe synimet e të cilës është edhe kontrolli i të dhënave të tregut, asgjë nuk ka ndodhur realisht.

Në kushte të tilla tregtimi, ku produktet janë gjatë gjithë ditës në kontakt më pluhrat e rrugës, mikrobet dhe papastëritë, është shumë e lehtë që këto ti përcjellë tek konsumatori. Këto produkte që qëndrojnë cepave të rrugës, të ekspozuara nga të gjitha ndotjet, jo vetëm që janë jashtë çdo standardi tregtimi dhe nuk plotësojnë asnjë kusht higjeno sanitar, por janë tepër të dëmshme për konsumatorin. Ndërkohë që herë pas here policia bashkiake ndërmerr aksione për largimin e tyre, por ky duket thuajse një mision i pamundur. Kjo pasi tregtarët ambulantë janë aq të shumtë dhe të shpërndara në të gjithë territorin e kryeqytetit saqë është e vështirë t’i gjesh dhe jo më t’i detyrosh të largohen.

Kur furgoni i policisë bashkiake shkon në një pikë të tillë, ambulantët bëjnë sikur e kuptojnë urdhërin e tyre, mbledhin gjërat dhe sapo bashkiakët të largohen ata nxitojnë t’i hapin sërish produktet e tyre. Në fakt kjo ka edhe anën tjetër të medaljes. Sepse me anë të kësaj tregtie janë me qindra familje që sigurojnë jetesën dhe vetë ata shprehen se janë të detyruar të rrinë jashtë, në diell e në shi, vetëm e vetëm se nuk kanë një tjetër mënyrë se si t’i fitojnë paratë për të përballuar nevojat që ata kanë.
 
 Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve