TIRANE- Mungesa e vendeve për varre në kryeqytet duket se do të zgjasë edhe të paktën dy muaj të tjerë, ndërkohë që tashmë Bashkia e Tiranës është duke shfrytëzuar çdo hapësirë të mbetur bosh, madje edhe rrugicat.
Sa i përket zgjidhjes së këtij ngërçi, sipas nënkryetarit Enno Bozdo do të duhen të paktën 2 muaj që të kryhet procedura e shpronësimit, dhe për pasojë situata do të vazhdojë po kështu. “Ministria e Brendshme aktualisht ka bërë publikimin, dhe mbas publikimit duhet që vendimi të shkojë në Këshill të Ministrave që të miratohet. Më pas është një kohë e caktuar që ky vendim të hyjë në fuqi dhe më pas të kryhet shpronësimi i pronarëve, dosjet e të cilëve janë gati.
E gjithë kjo procedurë minimalisht kërkon 1.5 deri në 2 muaj”, ka pohuar në media nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo. Sipas tij, në këto dy muaj bashkia dhe drejtoria e shërbimit funeral do të jenë në të njëjtin pozicion, atë të mungesës së hapësirave për varre. Duke qenë një problem që nuk pret deri sa palët të lënë përplasjet dhe të gjejnë zgjidhje, do të duhet të shfrytëzohet çdo hapësirë mes varreve. “Parcela të lira toke në të dy varrezat e Tiranës nuk ka.
Nuk po them që nuk do të ofrojmë shërbimin tonë, por do të detyrohemi të ndërhyjmë mes rrugicave apo rrugëve të vogla duke prishur në fund të ditës atë që quhet koncepti i varrezës” ka nënvizuar Bozdo. Zgjidhja e dhënë nga Bashkia e Tiranës, është parë edhe si e vetmja zgjidhje edhe nga agjencitë funerale, punonjësit e të cilave thonë se do të shikohet çdo pëllëmbë tokë e lirë për varre. Po kështu, punonjësit e agjencive funerale pohojnë se për çdo rast vdekjeje që ofrojnë shërbim, lidhen me përgjegjësit e varrezave në mënyrë që të sigurojnë ndonjë vend të lirë aty ku mundet.
Sipas punonjësve të shërbimeve funerale, nëse shpronësimet nuk miratohen për një kohë të shkurtër, situata do të kthehet në kaotike, pasi çdo ditë në kryeqytet humbasin jetën 5-6 persona. Për të përballuar këtë situatë, Bashkia e Tiranës i ka dërguar Ministrisë së Brendshme dosjen me dy projekte ku parashikohet shpronësimi me nga 1.5 hektarë tokë në të dy varrezat, për krijimin e parcelave të reja. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se aktualisht ka filluar procedura, pasi është bërë shpallja e shpronësimeve dhe brenda javës së ardhshme do të merret edhe vendimi për shpronësimet.
Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com