Mungesë komunikimi mes liderëve në Shqipëri dhe Kosovë? Zyra e Shtypit të presidentit Begajt: Kemi kontakte të ngushta, veçanërisht me Kurtin dhe Osmanin

Mungesë komunikimi mes liderëve në Shqipëri dhe Kosovë? Zyra e Shtypit të presidentit Begajt: Kemi kontakte të ngushta, veçanërisht me Kurtin dhe Osmanin

Presidenti Begaj gjatë vizitës së fundit në Kosovë, ku u prit nga homologia Vjosa Osmani

Nisma e qeverisë së Kosovës për të rihapur urën e Ibrit ka shkaktuar reagime diplomatike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, disa media në Kosovë kanë shkruajtur se drejtuesit e shtetit si Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti nuk komunikojnë me krerët e shtetit shqiptar, si Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

E pyetur në lidhje këtë, Zyra e Shtypit e Presidentit Begaj tha për Report Tv se, “kreu i shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo kohë dhe në mënyrë të veçantë, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

“Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë”, shtoi Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Begaj zhvilloi sëfundmi një vizitë në Kosovë ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si edhe drejtues të tjerë politikë të Republikës së Kosovës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luan: 30/08/2024 21:43

    Fshati që duket nuk do kallauz,qysh kur në pushtet erdhi plera Kurti me qiverinë e tijë mardhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë skandaloze,është përçarë shqiptaria në rajon sa që kjo po sjell urrejtje kombëtare.Kur flisni përpara mendohuni se populli nuk është budalla të tillë jeni ju që flisni budallallëqe që as vetë nuk i besoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot