Mungoi në drekën e thirrur nga Xhelal Mziu, Alibeaj: E refuzova ftesën, nuk shkoj aty ku më ngrihen kurthe dhe prita
Dreka mes deputetëve demokratë
TIRANË- Një darkë e thirrur nga deputeti Xhelal Mziu për festat e fundivitit, që bëri bashkë demokratët e dy kampeve, ka nxitur shumë reagime. Në darkë mungoi kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili në një reagim për Liberale.al tha se e ka marrë ftesën por ka refuzuar që të shkojë në një dreka që i ngrihen kurthe dhe prita.
“Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj,” tha Enkelejd Alibeaj.
Ky qëndrim i Alibeajt vjen pasi ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi drekën si një fillim të ri për grupin parlamentar të PD-së. Por në fakt, deputeti Gazement Bardhi tha se dreka nuk kishte asnjë qëllim politik dhe keqpërdorimi i saj është një lëvizje e dëshpëruar. Barthi theksoi se në fesat e në vaki nuk i zgjedhin dot të ftuarit, por kjo drekë nuk është një fillim i ri.
Deputeti Mziu organizoi një drekë, se cilës iu bashkuan deputetë të të dy kampeve, Sali Berisha e besnikët e tij, por edhe ata të kampit tjetër: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë, por mungoi kreu i grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha, dy kundërshtarët më të mëdhenj të Berishës në PD.
Partia Demokratike vijon të përballet me një përçarje të thellë që prej shtatorit të 2021. Disa muaj më parë dështoi edhe përpjekja për bashkim për daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore.
SI.E.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
32.5%
-
Jo
58%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1859
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësitë tona! Duhet reflektim nga deputetët e PD-së! Mosrritja e pagave, paaftësi e qeverisë
2 Qershor, 13:57
-
PD, si kazino politike
2 Qershor, 13:41
-
Pse humbi kaq rëndë, pse mund të humbë edhe më rëndë dhe çfarë mund të bëhet?
2 Qershor, 09:23
-
Basha mesazh Berishës: Aleanca me BE e SHBA na çon drejt fitores! Lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për veten
1 Qershor, 22:14
-
Për militantët e Berishës që thonë pse duhet ta japë dorëheqjen ai, kur e do baza?
1 Qershor, 19:11
-
Kronikë per ata që bien dhe ata që ngjiten - Ç'ndodhi sot në Kuvend
1 Qershor, 18:25
-
Basha me të rinjtë në Vlorë, ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman që e përjashtova
1 Qershor, 10:38
-
Ben Andoni: Kush do e sjellë ‘silver bullet-in’ tek PD-ja?!
31 Maj, 18:21
-
Analiza e PD në Kontrast, Vangjeli: Opozitë pa tingull, Basha kërkon të jetë thjesht boria e timonit të Ramës! Gëshenja: Kemi nevojë për frymë të re
31 Maj, 14:43
-
Dashamir Shehi: Bashkimi i PD nuk bëhet me Berishën dhe Bashën, janë provuar tashmë! E lodhshme të merremi kush është ‘gjeli opozitar’
31 Maj, 13:40
-
PD nuk rritet me pazare dhe bashkime mekanike
31 Maj, 10:21
-
Plas debati në Repolitix, Azgan Haklaj përplaset me Arben Skënderin: Ti je legen, zagar! Ish-deputeti: Ti je legen vetë
30 Maj, 23:03
mire ke bere qe nuk shkove alibeu,,se do haje dru,,pa hyre brenda...
Përgjigju