Apeli liron Bardh Spahinë/ Ivi Kaso: PD do kërkojë dëmshpërblim për arrestimet politike

SHKODËR-Gjakata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga 'Arrest shtëpie' në 'Detyrim paraqitje' për ish-deputetin demokrat Bardh Spahia.  Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj. 

Spahia është pritur jashtë dyerve të Gjykaës nga militantët e PD. Avokati i tij Ivi Kaso deklaroi se arrestimi i tij ishte politik dhe kishte për qëllim ta frikësonte për t'u tërhequr nga e drejta e tij për të protestuar. Kaso deklaroi se lidhur me këtë shkelje PD do t'i drejtohet policisë së shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për dëmin që kanë shkaktuar këto arrestime të paligjshme.

"Kemi kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë lidhur me ndalimin e palgjshëm. në këto kushte, Bardh Saphia duhet të ishte ndjekur në gjendje të lirë. Ai ishte referuar për tre vepra penale për të cilat nuk ka asnjë provë. Gjykata e gjeti të arsyeshme ta lironte. U vërtetua se ndalimi i tij u bë nga policia politike me urdhër politik për të ndaluar Bardh Spahinë për të protestuar paqësisht. Është bërë vetëm për ta frikësuar. Policia ka kryer arrestime të paligjshme dhe ndaj saj do ketë edhe padi. PD do t'i drejtohet policisë së shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për dëmin që kanë shkaktuar arrestimet e paligjshme", u shpreh Ivi Kaso.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ndodhej në arrest shtëpie. Ai u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale "Kundërshtim i punonjësve të rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", “Prishja e qetësisë publike" dhe "Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore". 

Mbrëmjen e 18 qershorit disa militantë të PD bashkë me të cilë ishte dhe ish-deputeti demokrat sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë.

Përplasjet vijuan për disa momente dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 11/07/2019 23:28

    Kerkojini o kermat e kombit se keni 30 vjet qe vetem ripni. Edhe ne dhenin e shpirtit prap keni mend te zhvatni.Keni ber pun te medha keni edhe perkrahjen e kafsheve qe kan dal nga shpellat.Per kete do shperbleheni mir nga populli ma do menja o Monstra.

    Përgjigju
  • Xxx: 11/07/2019 19:13

    Çfar politike ka ketu kur djeg shkollat, shkaterron, dhunon njerezit ne detyre demet materjale kush do i paguaje o kaso

    Përgjigju
  • redi: 11/07/2019 17:49

    Te protestosh paqesisht eshte demokratike ,por te besh thirrje per dhune ku shihesh me figure dhe ze a eshte dem9kratike .Arrestime politike jane kur shkaj eshte fjala e lire por jo thirrje per rrezim te rendit kushtetues.Kjo eshte drejtesia qe vetingu po e pastrin nga te padrejtet gjygjtar dhe mulitant partiak

    Përgjigju
  • mallkimet e popull to ju ndjekin nga pas: 11/07/2019 12:41

    kshtu osh kur don me bo si pall , si duket se ju jan mbaru leket e pasuria qe vodhen baballaret tuaj .Zoti vonon poer s harron or ti.te gjithe te njejtin fat do kini nqse vidhni popullin .

    Përgjigju
  • shites ne dyqan: 11/07/2019 11:34

    Voltana ...."goxha pelë"... do thoshte hallë Esmaja.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/07/2019 10:26

    Voltana kembe per mbi

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/07/2019 10:25

    Nuk po e degjojme me kete trimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille