Mungon eskperti për procesverbalin e KRT-së së Bashkisë së Vlorës, ku Prokuroria dyshon se janë shtuar dy lejet e ndërtimit pa u diskutuar fare në këtë mbledhje. 

Ndërsa seanca në Gjykatën Penale të Tiranës ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka vijuar me pyetjen e drejtorit të Financës, për sipërfaqen e gjelbër në zonën e njohur si “Treracat”. 

Gjykata vendosi që eksperti Ardian Shehi, i cili ishte njoftuar me postë, të thirret sërish në seancën e radhës e cila është caktuar për në 8 Shtator, për shkak gjykata do të marrë pushimet e Gushtit. 

Gjika nuk ishte i pranishëm në seancë, ku ishte parashikuar që eksperti Shehu t’i përgjigjej pyetjes nëse të gjitha reshtat e shkrimit të procesverbalit ishin bërë me të njëjtën bojë, apo ishte ndërhyrë më pas me një stilolaps tjetër. 

Drejtori i Financës Taulla Zanaj deklaroi para gjykatës se në zonën e Treracave, ata paguanin punonjësit për t’u kujdesur për një sipërfaqe gjelbërimi prej 1220 m2.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)