Mbyllen gjykatat, shtyhen seancat per Shullazin e Shkëlqim Mirin

Nga data 1 gusht të gjitha gjykatat në vend mbyllen. Në ditët e fundit të punës, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishin ndër seancat më të rëndësishme, çështja e Emiljano Shullazit dhe e gjyqtarit Shkëlqim Miri. Të dyja këto seance janë shtyrë pasi në gjyqin e Shullazit mungonte avokati, ndërsa për seancën e radhës ndaj Shkëlqim Mirit, mungonte Prokurori. 

Gjyqi për shullazin dhe për të ashtuquajturin grupin e tij, është në fazën e konkluzioneve përfundimtare dhe seance e radhës pritet të zhvillohet në 11 shtator. Kjo ishte hera e pestë që shtyhej séance për Emiljano Shullazin. Për këtë arsyje Gjykata e Krimeve të rënda vendosi që të pezulloi afatet e paraburgimit për 5 të pandehurit, për shkak se në të 5 rastet mungonin avokatët.

Për këtë arsyje koha e qëndrimit në burg për muajin gusht, Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, nuk do tju llogaritet si paraburgim. Ndërsa për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion, kanë qenë të shumtë familjarët që morën pjesë në seancë, por gjyqi nuk u zhvillua dhe u shty për në shtator. 

Gjatë gjithë muajit gusht gjyqtarët dhe prokurorët janë me pushime dhe nuk do të zhvillohet asnjë seancë gjyqësore. Në Gjykata dhe Prokurori do të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të gatshëm vetëm për masat e sigurisë, në rast se do të ketë të arrestuar për vepra të ndryshme penale. Gjykatat do të rihapen në muajin shtator.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deputeti: 31/07/2018 12:38

    Bravo jo po donte me dale shpejt nga burgu aty te rrish sic ke leni ti njerez ne kembim te rryshfetit ,i lumte atij ish kolegut tend qe ka munguar.digju ne qeli gjith gushtin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie