Mungon Rroshi dhe avokati
Kushtetuesja shtyn seancën

Mungon Rroshi dhe avokati<br />Kushtetuesja shtyn seancën
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 7 mars ora 12:00, seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Kavajës, i cili ka ankimuar vendimin e KQZ-së që i hoqi atij mandatin. 

Shtyrja e seancës u bë me kërkesë të avokatit mbrojtës, Theodhori Sollaku, për arsye shëndetësore.

Në Kushtetuese u paraqitën palët nga Parlamenti, Qeveria, KQZ dhe Prokuroria, ndërsa nuk u paraqit Rroshi dhe as avokati i tij mbrojtës. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të Kavajës, si dhe dy deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri, në 29 dhjetor të vitit të kaluar, për efekt të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar në formular një dënim në Itali.  

Vendimi i KQZ-së u përshëndet edhe nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, ndërsa Kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e Rroshit nga detyra me vendim qeverie.

Pas heqjes së mandatit nga KQZ dhe firmosjes së shkarkimit nga Rama, Rroshi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar rrëzimin e vendimit dhe rikthimin e tij në detyrë. 

Juridikisht, Elvis Rroshi është ende në detyrën e kryebashkiakut të Kavajës, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg