Korrupsioni po pengon zhvillimin ekonomik dhe duhet të luftohet me hapa konkret e jo vetëm me fjalë.
KosovaPress bëri të ditur se këto ishin konkluzionet e tryezës mbi ndikimin e korrupsionit në zhvillimin ekonomik, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Në këtë tryezë u tha se, zyrtarët e prokurimit publik po pasurohen, kurse numri i aktakuzave të ngritura ndaj tyre është shumë i vogël.
Raporti i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë "Gjendja e Biznesit Kosovar", ka arritur në përfundimin se 32% të bizneseve thonë se kanë hasur në korrupcion gjatë aktiviteteve të prokurimit publik.
"Gjyqësori ka probleme me të vërtetën, kanë probleme të mëdha dhe s'ka vullnet për luftim të korrupsionit", u tha në këtë tryezë./atsh/