Mister zhdukja e 49 arkave me kokainë të 'Banaking'! Gjykata liron të gjithë punëtorët e portit të Durrësit

Dy javë pas arrestimeve të bujshme në Portin e Durrësit, ku u zhdukën 50 arka që dyshohet se kishin kokainë janë liruar të gjithë punonjësit e portit si dhe ata të kompanisë "Banaking", kontejneri i së cilës u gjet i dëmtuar dhe i thyer. Punëtorët e sigurisë portuale në Durrës kanë fituar lirinë dy javë pasi u arrestuan për zhdukjen misterioze të arkave me kokainë brenda kontejnerit me banane të porositur nga kompania "Banaking".

Gjykata e Shkallës së Parë me kërkesë të prokurorit Afrim Shehu kërkoi këtë të enjte ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Përpos se do hetohen në gjendje të lirë, gjykata hoqi dhe masën e pezullimit nga puna për përgjegjësin e turnit të kamerave në port, Skënder Plaku, operatorët e kamerave Shefqet Elezi dhe Profit Tola dhe Gentian Halili, Rajd Bleta dhe Gjergji Doraci. Po ashtu në masën detyrim paraqitje u lanë përfaqësuesit e "Banaking", Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata.

"Për 9 personat e arrestuar që prokuroria kishte kërkuar më datë 19 arrest me burg, është në rastet e rralla që prokuroria reagon shpejt kërkoi ndryshimin e masës. 50 arka mungojnë në kontejner, por nga këqyrja e kamerave del se ata nuk kanë kryer veprime në kundërshtim me detyrën".- u shpreh avokati Gramoz Lika.

Kujtojmë se 20 vetë u arrestuan më 16 korrik në portin e Durrësit, 11 prej tyre u liruan në seancën e parë, ndërsa 9 të tjerë të seancën e kësaj te enjte.

Mbetet mister si u hap kontejneri që kishte mbërritur nga Amerika Latine për llogari të kompanisë "Banaking" dhe ku u grabitën 50 arka, që prokuroria dhe policia dyshojnë se nuk kishin banane, por kokainë. Episodet me drogë në Portin e Durrësit janë të shumta. Rasti i fundit u konstatua më 15 qershor, kur policia gjeti 45.5 kilogramë kokainë midis një ngarkese me mish pule nga Brazili.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore