613 kg kokainë në kontenier/ Mungonin avokatët, shtyhet seanca për Arbër Çekajn

613 kg kokainë në kontenier/ Mungonin avokatët, shtyhet seanca për Arbër Çekajn

Arbër Çekaj para gjykatës

TIRANE- Mungesa e avokatëve është bërë shkak që seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për Arbër Çekajn të shtyhet sërish.

Dy ditë më parë Çekaj kallëzoi penalisht në SPAK, prokurorin e çështjes Edvin Kondilli si dhe oficeren e Policisë Gjyqësore, Migena Haxhinë. Sipas pretendimeve të Arbër Çekaj kallëzimi ka ardhur pasi i akuzon Kondillin dhe Haxhinë për manipulim dhe të dhëna jo të sakta të sistemit TIMS.

Arbër Çekaj pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia u arrestua në maj të 2018-tës në Gjermani.

Për Çekajn prokuroria kërkoi 21 vite burg ndërsa vetë ai, në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.

Ai hodhi akuza të fortë ndaj prokurorisë shqiptare duke thënë se droga u zbulua nga italianët të cilët montuan kamera në kontenier për dorëzim të kontrolluar por hetuesit shqiptarë e ndalën operacionin duke mos kapur trafikantët e vërtetë dhe duke krijuar një grup kriminal imagjinar. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë