Mungonin paratë për olimpiadën e matematikës, futbollisti i Brazilit bën gjestin fantastik për studentët e vendit të tij të lindjes

Mungonin paratë për olimpiadën e matematikës, futbollisti i Brazilit bën gjestin fantastik për studentët e vendit të tij të lindjes

Futbollisti i Brazilit dhe Everton, Richarlson, ka bërë një gjest mjaft fisnik në prag të Kupës së Amerikës për disa student të qytetit të tij të lindjes. Këta të fundit janë ftuar në kontinentin e Azisë, konkretisht në Taivan, për të marrë pjesë në olimpiadën e matematikës, por për shkak të kushteve ekonomike e kshin të pamundur.

Studentët e postuan ftesën e pjesmarrjes në rrjetet sociale me shpresën për të gjetur financues. Dhe ideja rezultoi e suksesshme. Postimi u has nga futbollisti Richarlson i cili menjëherë kontaktoi me zyshën përgjegjëse për t’ikomunikuar ndihmën që do t’i ofronte.

Sipas ‘Globo Esporte’ 22-vjeçari ka vënë në dispozicion të studntëve mbi 10 mijë dollarë për t’imundësuar atrye udhëtimin. Një gjest i veçantë i cili tregon se Richarlson ka një lidhje të veçantë me vendin e tij të lindjes, Nova Venecia.

Verën e kaluar Richarlson kaloi nga Ëatford te Everton për shifrën e 50 mln eurove, ndërsa aktualisht është pjesë e kombëtares së Brazilit për Kupën e Amerikës, që nis me datë 14 qershor.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin