KORCE- Ndërpriten gërmimet e një ekspedite shqiptaro-greke në zonën e Prespës së Madhe. Ndërhyrja është bërë nga ana e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në Korçë dhe Inspektoriatit të ndërtimeve në Komunën Pustec pas konstatimit të mungesës së dokumentacionit nga ana e ekspeditës shqiptaro–greke.
 
Sipas të dhënave aktualisht në ishullin e Maligradit janë hapur në mënyrë të jashtëligjshme 4 gropa me një gjatësi rreth 5 metra ndërsa punimet janë pezulluar menjëherë nga instancat përkatëse.
 
Kjo nuk është hera e parë që në ishullin e Maligradit kryen gërmime jo të ligjshme ndërsa banorët e këtij minoriteti kanë shkuar edhe më tej, duke hedhur akuza për vjedhje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)