Algjeria e udhëhequr nga Riyad Mahrez fitoi 0-3 në transfertë kundër Somalisë, duke siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës 2026. Për Algjerinë erdhi kualifikimi i 5-të në histori. Për herën e fundit, ata kishin shkuar në një turne të tillë madhor në vitin 2014, ndërsa eksperienca e tyre më e suksesshme në një aktivitet të këtij niveli ishte vendi i 13-të në Botërorin e vitit 1982.
Deri tani 20 kombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa 28 vende të tjera mbeten ende në lojë.
Nga Afrika janë kualifikuar deri tani: Tunizia, Maroku, Egjipti, Algjeria
Nga Amerika e Jugut janë kualifikuar: Argjentina, Brazili, Kolumbia, Uruguai, Paraguai, Ekuadori
Nga Azia deri tani janë kualifikuar: Japonia, Australia, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Jordania, Irani
Nga Oqeania dhe vendet mikpritëse
Nga Oqeania është kualifikuar Zelanda e Re.
SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika, si vendet mikpritëse, janë të kualifikuara automatikisht.
Europa do të ketë 16 vende në Botëror, por deri tani asnjë kombëtare nuk ka siguruar biletën zyrtarisht.
Komente




